Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Historia e futbollit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
avatar

Numri i postimeve : 1007
Age : 24
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

MesazhTitulli: Historia e futbollit   Mon Dec 08, 2008 3:16 pm

Historia e futbollit shtrihet në një hark kohor prej 100 vjetësh. Gjithçka filloi në vitin 1863 në Angli, ku Ragby Futboll dhe Federata e Futbollit morën drejtime të ndryshme nga njëra - tjetra dhe Federata e parë e futbollit u krijua me emrin Federata e Futbollit të Anglisë. Të dyja këto lloje të futbollit (ragby dhe futboll) kanë të njëjtat rrënje dhe që të dyja janë degëzuar në mënyra të ndryshme gjatë periudhave të ndryshme kohore. Historia e tyre e hershme tregon për të paktën gjashtë lojra të ndryshme, me të cilat historia e zhvillimit të futbollit është e lidhur dhe nëpërmjet të cilave është arritur të ndërtohet kjo histori. Luajtja e topit me këmbë ka ekzistuar prej mijëra vjetësh dhe nuk ka asnjë arsye të besohet se kjo lloj të luajturi është rrjedhojë “natyrore” e të luajturit të topit me dore.

Forma më e hershme e lojës së futbollit, për të cilën ka evidencë shkencore, ishte një ushtrim i kësaj aftësie në shekullin e dytë dhe të tretë para Krishtit, në Kinë. Një libër instruksionesh ushtarake prej kohës së Dinastisë Han, përfshin ndërmjet ushtrimeve të edukimit fizik edhe ushtrimin “Tsu’Chu”. Ky ushtrim konsiston në gjuajtjen e një topi lëkure të mbushur me pupla dhe qime brenda një të çare 30 – 40 cm në gjerësi, në një rrjetë të vogël të lidhur në shkopa bambuje. Ky ushtrim sigurisht kërkonte aftësi të madhe për ta kryer.

Një formë tjetër e futbollit, gjithashtu e ardhur nga Lindja e largët, ishte Kemari japonez, me origjinë 500 deri në 600 vjet më vonë dhe që akoma luhet në ditët e sotme. Ky është një lloj futbolli që luhet në rreth, më pak spektakolar, por me një eksperiencë më dinjitoze dhe ceremoniale. Kjo lojë nuk ishte kompetitive dhe lojtarët nuk luftonin për topin fare, ndryshe nga loja kineze. Lojtarët duhej t’i pasonin topin njëri-tjetrit në një fushë të vogël, pa e lënë topin të bjerë në tokë.

Loja greke “episkyros”, për të cilën nuk ka shumë informacion, ishte më aktive, ashtu si edhe loja “harpastum” e romakëve. E dyta luhej me top më të vogël, me dy skuadra që luanin në një fushë drejtkëndëshe të vijëzuar dhe me një vijë që ndante fushën në mes. Qëllimi i lojës ishte të kalojë topin në mesfushën kundërshtare. Përdorimi i këmbëve për të qëlluar topin ishte shumë i vogël. Kjo lojë ishte mjaft e përhapur për 700 – 800 vjet dhe megjithëse romaket e prezantuan këtë lojë edhe në Angli, nuk besohet që kjo lojë të jetë paraardhëse e lojës së sotme të futbollit.

Loja që lulëzoi në Ishujt Britanikë në shekullin e 18 dhe të 19 kishte një varietet lokal dhe rajonal të konsiderueshëm – të cilat u zvogëluan dhe u sheshuan, për të formuar lojërat e sotme të shoqatave të rugby-it dhe të futbollit. Këto lojëra ishin ndryshe nga çdo lojë e mëparshme – më e paorganizuar, më spontane, më violente dhe zakonisht luhej nga një numër i pafund lojtarësh. Shpesh, lojërat merrnin formën e një zënieje midis fshatrash dhe komuniteteve të ndryshme – në rrugë, në sheshe, nëpër fusha etj. Qëllimet ishin të lejuara, siç ishte gjithçka tjetër. Londra – Shefild, në vitin 1886 ishte ndeshja e parë e organizuar për t’u luajtur 90 minuta.

Historianët mund të kenë versione konfliktuese për origjinën e lojës së futbollit, por një fakt është i padiskutueshëm: futbolli ka lulëzuar për më shumë se një mijë vjet në forma të ndryshme, në rajonin që përshkruhet si “shtëpia” e tij, Anglia dhe Ishujt Britanikë. Zinxhiri i persekutimeve dhe i censurave, ndonjëherë shumë të egra, e ndonjëherë të lehta, provon pa pikë dyshimi entuziazmin tejet të madh që ka ekzistuar për futbollin, duke i kaluar të gjitha pengesat e sjella nga regjime të ndryshme. Përsëritja e pasukseshme e ndërhyrjeve të autoritetevedhe zyrave të larta të shtetit, tregon se sa të pafuqishëm ata ishin për të ndaluar futbollin, edhe pse disa nga dënimet ishin shumë të ashpra.Por, edhe pse loja ishte ndaluar në menyre sistematike për 500 vjet, nuk u shtyp kurrë. Si rrjedhojë, qëndroi e egër, violente dhe e paorganizuar. Asnjë ndryshim nuk erdhi deri në fillimin e shekullit të 19, kur mësimi i futbollit u bë mjaft i përhapur, sidomos në shkollat publike mjaft të njohura. Kjo ishte pika e kthesës për futbollin. Në këtë mjedis të ri, ishte e mundur të bëheshin rinovime dhe përmirësime për lojën.

Më së fundi, në vitin1863, zhvillimet arritën pika kulmore. Në universitetin e Kembrixhit, ku në vitin 1848 ishin bërë përpjekje nga pionerë nga shkolla të ndryshme për të gjetur një emërues të përbashkët për lojën e futbollit, një iniciativë e re filloi të vihej në efekt për të ndërtuar standarde dhe rregulla të njëjta për t’u pranuar nga të gjithë. Në 26 tetor 1863, njëmbëdhjetë klube futbolli nga Londra dërguan përfaqësuesit e tyre tek taverna “Freemason”. Detyra e këtyre përfaqësuesve ishte të krijonin rregulla parësore, të pranueshme nga të gjitha palët, për të të gjykuar lojërat që do të luheshin ndërmjet tyre. Ky takim shënon lindjen e Federatës së Futbollit. Në 8 dhjetor 1863 futbolli dhe rugby më së fundi u ndanë.

Vetëm tetë vjet pas krijimit, Federata e Futbollit kishte 50 klube anëtare. Kampionati i parë i futbollit filloi në të njëjtin vit – Kupa e FA (Federata e Futbollit), e cila u pasua nga Liga e Kampionëve pas 17 vitesh. Në Britaninë e Madhe po zhvilloheshin ndeshje ndërkombëtare shumë kohë më përpara se sa pjesa tjetër e Evropës të dëgjonte për futbollin. Ndeshja e parë ndërkombëtare u luajt në vitin 1872 ndërmjet Anglisë dhe Skocisë. Pas Federatës Angleze të Futbollit, Federatat më të vjetra janë FF Skoceze (1873), FF e Uellsit (1875), dhe FF e Irlandës (1880). Kur u bë loja e parë ndërkombëtare, Anglia nuk kishte asnjë organizatë tjetër kundër kujt të luante.

Përhapja e futbollit jashtë kufijve të Brianisë së Madhe, si pasojë e influencës angleze në botë, filloi ngadalë por shumë shpejt fitoi ritëm dhe u përhap me shpejtësi të madhe në të gjitha anët e botës. Shtetet e tjera që krijuan Federata futbolli pas Holandes dhe Danimarkës në 1889, ishin Zelanda e Re (1891), Argjentina (1893), Kili (1895), Zvicra, Belgjika (1895), Italia (1898), Gjermania, Uruguai (1900), Hungaria (1901) dhe Finlanda (1907). Kur FIFA u krijua në Paris, në maj të vitit1904, kishte vetëm shtatë vende themeluese: Francë, Belgjikë, Danimarkë, Holandë, Spanjë (e prezantuar nga Madrid FC), Suedi dhe Zvicër. Federata Gjermane e Futbollit shprehu dëshirën e saj për t’u futur në FIFA në të njëjtën ditë.

Ky komunitet futbolli ndërkombëtar u rrit në mënyrë të ndjeshme, edhe pse ndonjëherë kaloi pengesa dhe dështime. Në vitin 1912, 21 shoqata kombëtare ishin pjesëtare të “Fédération Internationale de Football Association” (FIFA). Deri në vitin 1925 numri ishte rritur në 36, në 1930 – viti i Kupës së parë Botërore – ishte 41, në 1938 ishte 51 dhe në vitin 1950, pas një pauze të shkaktuar nga Lufta e Dytë Botërore, numri arriti në 73. Në ditet e sotme, pas Kongresit të FIFA-s në vitin 2000, FIFA ka 204 anëtare në çdo pjesë të botës.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://live-laugh-love.forummotion.com
 
Historia e futbollit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Sporti-
Kërce tek: