Live Laugh Love
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia e Kupes se Botes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

Historia e Kupes se Botes Empty
MesazhTitulli: Historia e Kupes se Botes   Historia e Kupes se Botes Icon_minitimeMon Dec 08, 2008 3:06 pm

Asnje ngjarje sportive ne bote nuk e kap imagjinaten e njerezve ne ate nivel dhe kapacitet pervecse Kupes se Botes ne Futboll. Qe prej tentatives se pare te krijimit te nje Kampionati Boteror te Futbollit ne Uruguai, ne vitin 1930, produkti kryesor i FIFA’s eshte rritur ne menyre konstante si ne popullaritet ashtu edhe ne prestigj.

Nje grup vizionaresh, administratore te futbollit francez, te udhehequr nga inovatori Jules Rimet, vene ne jete idene origjinale te sjelljes se bashku te skuadrave me forta te futbollit ne bote ne nje gare per titullin e Kampionit te Botes. Trofeu i arte qe u jepej fillimisht fituesve mbante persiper emrin e Jules Rimet, dhe iu dha tre here skuadrave fituese te gares ne vitet ’30, para se Lufta e Dyte Boterore ta ndalonte kete aktivitet te rendesishem futbollistik per 12 vjet rrjesht.

Kur rifilloi, Kupa e Botes ne Futboll ne menyre fenomenale avancoi ne menyre te padiskuteshme ne statusin e ngjarjes sportive me madheshtore ne boten moderne.

E mbajtur qe prej 1958, here ne Evrope dhe here ne
kontinentin Amerikan, Kupa e Botes theu tabute me vendimin e Komitetit Ekzekutiv ne maj te 1996, duke perzgjedhur Korene dhe Japonine si vende pritese te edicionit per vitin 2002.Qe prej 1930, te 16-te edicionet kane pare vetem 7 fitues te ndryshem.

Megjithate Kupa e Botes ne Futboll eshte tronditur ne menyre dramatike disa here nga ngjarje qe kane ndihmuar krijimin e historise se futbollit – SH.B.A. mund Angline ne 1950, Korea e Veriut mund Italine ne 1966, dalja ne pah e Kamerunit ne vitet ‘80 si nje kundershtar i denje per te medhenjte e futbollit, si dhe fitorja e tyre ne ndeshjen e pare hapese te Kupes se Botes 1990 ne Itali ndaj Argjentines kampione e botes per vitin 1986.

Sot, Kupa e Botes ne futboll mban nje publik te tere boteror nen efektin e magjise se vet. Nje audience e akumuluar prej mbi 37 miliarde shikuesish ndoqi Kupen e Botes France ’98, duke perfshire 1.3 miliarde shikues vetem per naten finale te saj, nderkohe qe 2.7 milion njerez vershuan ne stadiumet franceze per te pare te 64 ndeshjet.

Pas gjithe ketyre viteve dhe kaq e kaq ndryshimeve, perseri fokusi kryesor i FIFAs mbetet i njejte – trofeu i arte me shkelqimin e tij, qe mban ne vetvete ambicien e cdo futbollisti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
 
Historia e Kupes se Botes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e futbollit
» Historia antike e Shqiperise
» A eshte e shkruar sakt historia shqiptare?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Sporti-
Kërce tek: