Live Laugh Love
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kuriozitete futbolli

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

Kuriozitete futbolli Empty
MesazhTitulli: Kuriozitete futbolli   Kuriozitete futbolli Icon_minitimeMon Dec 08, 2008 3:17 pm

Australi - Amerika Samoa 32:0
22 korrik- Fitorja me e thelle ne historine e kualifikimeve te Kampionatit Boteror u arrit nga Australia gjate ndeshjes per kualifikimin e boterorit 2002.Ndeshja e cila u zhvillua ne Australi me 10 prill 2001 pati nje nr te madh rekordesh brenda saj. Sulmuesi australian Thompson shenoi nje nr rekord golash rreth 13 ose 14. Thompson theu nje rekord 93 vjecar te FIFA-s mbajtur nga danezi Nielson, i cili shenoi 10 gola kundra Frances ne garat olimpike te 1908.


Lojtaret e kombetares dhe makinat e tyre lluksoze
Ja edhe makinat qe ngiten nga lojtaret e kombetares shqiptare. Ato shkojne nga Honda Accord e Elvin Beqirit e deri tek Porche Carrera e Lorik Canes.
Arjan Beqaj Mazda V6
Nevil Dede Mercedes 250 D
Armend Dallku Toyota Supra
Elvin Beqiri Honda Accord
Debatik Curri BMW 320 I
Lorik Cana Porsche Carrera
Ervin Bulku Mercedes 200 E
Klodian Duro BMW X5
Altin Lala VW Tuareg
Erjon Bogdani Porsche Cayene
Edmond Kapllani Audi Q7
Devi Mukaj Mercedes S 350
Alban Bushi BMW 325 I
Besart Berisha Audi A6
Altin Haxhi Mercedes S300


Lufta e futbollit!
Ashtu si ka edhe emrin, kjo lufte erdhi si pasoje e nje ndeshje futbolli. Ndodhi ne vitin 1969 kur Honduras dhe El Salvadori po luanin kunder njeri tjetrit per eleminatoret e Kupes se Botes te vitit 1970.
Ndeshja e pare u zhvillua te dielen, 8 qershor, ne kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa. Naten perpara ndeshjes, tifozat honduras rrethuan hotelin ku po qendronte skuadra mike dhe filluan te qellonin dritaret me gure, qellonin copa metali dhe fuci bosh per te bere zhurme, u binin borive te makinave jashte hotelit dhe hidhnin fishekzjarre. Diten tjeter ekipi salvadorian ishte shume i rraskapitur dhe humbi ndeshjen 1-0.
Nderkohe ne El Salvador, 18 vjecarja Amelia Bolanios pasi pa ekipin e vendit te saj te humbiste lojen, mori pistoleten e te atit dhe vrau veten. Amelia pati nje varrosje ceremoniale nga ana e qeverise salvadoriane, ne te cilen mori pjese edhe skuadra kombetare e futbollit qe mbante edhe arkivolin e saj. Ne ndeshjen e kthimit, ishte skuadra e Hondurasit qe do te kalonte naten pa gjume, dhe te humbiste 3-0 diten e ndeshjes. Tifozat honduras u rrahen dhe u keqtrajtuan (2 nga te cilet edhe humben jeten), 150 nga makinat e tyre u dogjen, dhe kufijte midid ketyre dy shteteve u mbyllen.
Diten tjeter, nje avion luftarak salvadorian bombardoi kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpan, dhe ushtria organizoi nje sulm tokesor kunder Hondurasit. Hondurasi u kunderpergjigj duke hedhur bomba ne El Salvador. 100 ore me vone, kur Lufta e Futbollit mbaroi, 2,000 njerez u vrane (shumica honduras) dhe rreth 12,000 te tjere u plagosen.
Loja finale u luajt ne nje shtet neutral, Meksike, dhe tifozat u vecuan nga 5,000 police meksikane te armatosur. El Salvadori fitoi me rezultatin 3-2.


Stadiumi Marakana (Brazil)
Stadiumet më të mëdhaja në botë i janë dedikuar futbollit, ku stadiumi më i madh është ai i Marakanas në Brazil me një kapacitet rreth 200,000 vëndesh. Më shumë se 28 Miliard shikues në 213 shtete kanë parë në televizion ndeshjet e boterorit 2002, një shifer e cila pritet të thyhet në Botërorin 2006.
Futbolli është një loje me rregulla të thjeshta e cila ka tërhequr vëmëndjen e të gjithë botës. Sot, më shumë se 300 million njerëz e luajnë këtë sport.
Gjatë historisë së futbollit, lojatarë dhe skuadra të ndryshme kanë piketuar emrin e tyre në tabelën e renditjes së “të famëshve” të historisë. Më poshtë kemi vendosur disa emra të pa harrueshëm në historinë e këtij sporti kaq të mrekullueshëm.


Krenaria e Futbollit
Gordon Banks: Portieri i Anglisë i cili akoma kujtohet për pritjen e topit në portë në Botërorin 1970-të në Brazil.

Franz Beckenbauer: Një futbollist shumë i njohur Gjerman (The Kaiser) i cili u njoh për shpikjen e pozicionit mbrojtës “largues topi”.

Pele: Braziliani sencacional i cili ishte pjesëtar i 3 Botërorëve, atij të vitit 1958, 1962 dhe 1970. Emri tij i vërtetë është Edson Arantes do Nascimento.

Ference Puskas: Një triblues fantastik Hungarez, i cili fitoi një Botëror, një medalje ari në ndeshjet Olimpike, dhe është titulluar 3 here kampion i Europës.

Marko Van Basten: Hollandezi i titulluar si një nga golëshënuesit më të mirë të viteve 1980-të dhe 1990-të. Ai kujtohet më tepër për golin e shënuar kundër Bashkimit Sovietik në finalen e Europianin 1988-të.

Dunkan Edwards: Një lojtar Anglez fenomenal i cili vdiq në vitin 1958 në një aksident me avion ku varrosi edhe 8 lojtare te tjerë te skuadrës së famshme Angleze “Mançester Junajtid.” Ai përkujtohet me një pllakë xhami në qytetin Dudley, Worcestershire, në Angli.

Eusebio: Emeruar si futbollisti më i mire i Portugalisë i cili shënoi 9-të gola në Botërorin 1966.

Garrincha: Lojtar Brazilian i cili është titulluar si tribluesi më i mire të gjithë kohërave.

Stanley Mathews: Një futbollist Anglez, i cili ka luajtur 33 vjet dhe aktivizimin e fundit e ka bërë në moshën 50 vjeç. Ai u titullua si një “kalorës” ne vitet 1965.

Gerd Muller: Një golëshënues i magjishëm ku mori edhe pseudonimin “Bomberi”. Ai ka shënuar 68 gola në 62 ndeshje.

Michel Plantini: Ylli Francez i cili është i vetmi lojtar, përvec Johan Cryuff të emërohet si Fubtbollisti Europian i vitit, 3 herë rrjesht.

Alfredo Distefano: Një lojtar i gjithanshëm që mbulonte me top të gjithë fushën e gjelbërt. Shume e konsideronin këtë Argjentinas si futbollistin më të mire në bote “në përgjithësi.”

Lev Jashin: Një portier famoz Rus i cili mori edhe pseudonimin “Pantera e zezë”

Dino Zoff: Portieri Italian i cili luajti për 1142 minuta pa pranuar asnjë gol në portën e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

Kuriozitete futbolli Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete futbolli   Kuriozitete futbolli Icon_minitimeMon Dec 08, 2008 3:18 pm

Ngjarje nga kupa te ndryshme te botes
Ngjarje te cuditshme dhe interesante kane ndodhur gjate edicioneve te ndryshme te Kupes se Botes. Ketu do te gjeni disa prej tyre per te kenaqur oreksin e dites se sotme.

1930 - Gjate lojes se zhvilluar ndermjet Uruguait dhe Rumanise ne 21 Korrik, perpara se Anselmo te shenonte golin e trete per vendasit, gjeja e cuditshme ishte se mjeket e skuadres se Uruguait ishin akoma ne fushe duke ndihmuar nje lojtar. Asnje nuk kundershtoi golin.

1934- Ne Itali cdo gje ishte gati per debutimin e vendasve kunder skuadres se dobet te Amerikes. Tabela ne fund te lojes lexonte 7-1 per skuadren italiane. Sidoqofte, te gjithe golat u shenuan nga italiane sepse goli per amerikanet u shenua nga Aldo Donelli, nje emigrant italian i lindur ne New York.

1938- Ne France, gjate ndeshjes midis Brazilit dhe Polonise ra shume shi. I lodhur dhe i bezdisur nga balta, Leonidas hoqi kepucet per te lehtesuar trupin dhe ia hodhi trajnerit te vet. Braziliani deshironte te luante zbathur por arbitri nuk e lejoi. Pas pak minutash, Leonides i humbet nje kepuce ne balte ne mes te zones kundershtare, dhe zbathur shenon nje gol te mrekullueshem. Ne ditet e sotme nje aksion i tille nuk do te quhej i vlefshem.

1958- Ne Suedi, nje burre i vogel zezak ne moshe 17 vjecare luajti ne menyre magjike duke mbledhur mijera tifoze ne stadiumet suedeze. Emri i tij ishte Edson Arantes do Nascimiento: Pele

1962- Duke mos patur parasysh fitoren braziliane, Kupa e Botes e vitit 1962 ishte shume e vaket dhe mblodhi ekipe te dobeta. Shume incidente ndodhen ne lojera te ndryshme midis lojtareve. Kaq shume, sa pas tre diteve kishte 34 lojtare te demtuar dhe ne diten e katerte numri u rrit ne 50. Nje shume prej tre kembesh te thyera, nje hunde te thyer dhe nje mesi te thyer ishin disa nga demtimet me te medha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

Kuriozitete futbolli Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete futbolli   Kuriozitete futbolli Icon_minitimeMon Dec 08, 2008 3:18 pm

A e dini se...
Sic e dime te gjithe, me gati 350.000 mije emigrante ne Itali, shqiptaret perfaqesojne kombin e pare evropian rezident ne Itali. Me nje ndjekje te madhe te skuadrave dhe sportit italian, shqiptaret krenohen me prezencen e tyre ne kampionatin italian.
Midis tyre Igli Tare, Erjon Bogdani, Altin Shala dhe Florian Myrtaj.

Por jo te gjithe e dine se prezenca jone ne futbollin italian shkon shume me heret se kaq. Ne 1941-42, Roma ka pasur ne gjirin e saj Naim Kryeziu fitues i Kampionatit te Italise dhe Riza Lushta, fitues ne te njejtin sezon te Kupes se Italise me Juventusin; ne finale te luajtur ne Torino (28 Qershor, 4:1 kunder Milan-it), tre nga golat ishin te tij.

Historia e futbollit shqiptar na ofron disa ngjarje qe jane te rralla dhe ne kubet e tjera te botes. Shume pak e dine se jugosllavi Ljubisa Brocic, trajner i Juventus-it, kampion i Italise 1957-58, kishte qene me pare trajner i kombetares shqiptare me 1946.

Nen drejtimin e tij Shqiperia fitoi turneun e pare zyrtar futbollistik evropian, realizuar pas fundit te luftes se dyte boterore: Kupa e 7-te Ballkanike per Kombetaret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

Kuriozitete futbolli Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete futbolli   Kuriozitete futbolli Icon_minitimeMon Dec 08, 2008 3:18 pm

Episode interesante nga Kupa e Republikes ne vite



Edicioni 1952
Ne cerek finalet me ndeshje te vetme, te dielen 5 tetor, u takuan Dinamo dhe Partizani: takimi mbaroi 0-0 pas plot 3 koheve shtese prej 15 minutash secili. Ne ato kohera nuk kishte penallti, por vetem hedhje te monedhes.
I vetmi problem ishte fakti qe Federata Shqiptare e Futbollite e konsideronte kete lloj zgjidhjeje “teknike” te padrejte.
Ndeshja u luajt perseri ne Tirane vetem dy dite me vone. Dinamo mundi Partizanin me rezultatin 3-2 ne fund te nje loje mjaft lodhese, qe mbaroi pas dy pjeseve shtese: ne total nje maratone prej 255 minutash.
Kupa e vitit tjeter u fitua nga Dinamo ne finale kunder Tiranes.


Edicioni 1961- Ne fund te sezonit, Partizani dhe Dinamo u klasifikuan me pike te barabarta, 30 pike secila, me nga 14 fitore, 2 barazime dhe dy humbje.
Partizani 46 gola shenuar dhe 13 te pesuar, Dinamo 41 dhe 12. Ndryshe nga viti 1950 (Dinamo me Partizanin) dhe ne 1955 (prape Dinamo me Partizanin) nuk u zgjodh fituesi ne varesi te golave te shenuar/pesuar. (ne ato kohe nuk zgjidheshin fituesit ne varesi te golave shenuar/pesuar). Ashtu si ne 1957 (Partizani-Dinamo 3:1) u vendos me ndeshje tjeter.
Ne fund te dy pjeseve shtese, 15 minuta secila, ndeshja mbaroi 1:1. Refik Resmja shenon per Partizanin ne minuten e 117-te dhe pas nje minute avantazhi barazon Stavri Lubonja.
Perseritja e ndeshjes mbaroi 0:0 pas dy koheve shtese. Ne ate pike u vendos te kryhej dhe nje pjese e trete shtese. Panajot Pano ne minuten e 123-te shenon golin e fitores per Partizanin. Perseri 255 minuta ndeshje ne total si ne cerekfinale te Kupes se Republikes me 1952.


Edicioni 1963
1/8 e finaleve, ndeshja e vajtjes Apolonia e Fierit – Korabi i Peshkopise 2-1; ndeshja e kthimit Korabi – Apolonia 2-1: pas dy kohesh shtese prej 15 minutash sejcila, u arrit tek penalltite. Nderkohe nje grumbull resh te zeza u mblodhen ne kembet e malit te Korabit, ne krahinen sugjestionuese te Dibres.
Ky grumbull resh erresoi aq shume diten sa ishte e pamundur te shihej. Arbitri nderpreu ndeshjen per shkak te erresires, nderkohe qe lojtaret po gjuanin penalltite.
Futbollistet hengren darke dhe shkuan heret ne shtrat. Ne mengjezin e dites tjeter u rimoren pozicionet duke vazhduar pafundesisht penalltite me koke;
Apolonia fitoi 25 penallti kundrejt 24 qe shenuan te zotet e shtepise. Kupa u fitua nga 17 Nentori kunder Beses; kavajsit fituan 3-2 ne Tirane ( e diele 31 mars), nderkohe qe tiransat 1-0 ne Kavaje ( e merkure 17 prill), pas penalltive trofeun e fitoi klubi i kryeqytetit: 5-2


Edicioni 1965 - Ndryshe nga edicioni 1963 kjo ndeshje perfundoi brenda kohes se rregullt. 1/8 e finaleve me nje ndeshje te vetme: 20 qershor ne Tirane, Partizani-Flamurtari 1:1; shkohet tek penalltite pa kohe shtese: pas dhjete goditjeve nga pika e penalltise, 9 prej tyre u nxorren jashte ose u priten nga portieret. Flamurtari e kalon turin nje penallti me zero. Finalja luhet ne Tirane dhe u fitua nga Vllaznia e Shkodres kunder Skenderbeut te Korces me rezultatin 1:0.


Edicioni 1972 - Finalja e kthimit ne Shkoder: Vllaznia – Besa e Kavajes. Ndeshja e vajtjes u mbyll me fitoren e Beses me rezultatin 2:0.
Ne ndeshjen e kthimit koha e rregullt mbaroi 2:0 per shkodranet, fale dy penalltive.
U luajten kohet shtese dhe me pas ishin penalltite ato qe vendosen fituesin, dhe te shtata penalltite u realizuan nga Ramazan Ragami; atehere nuk ishte rregulli i ndryshimit te lojtareve qe gjuanin penalltite.
Ragami i realizoi te shtata duke vendosur nje rekord boteror…te pakten per gjakftohtesi.
Dy vjet me pare Ragami, me Partizanin e Tiranes, kishte fituar Kupen e Kampioneve te Ballkanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

Kuriozitete futbolli Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete futbolli   Kuriozitete futbolli Icon_minitimeMon Dec 08, 2008 3:19 pm

Fakte Futbolli
A e dini se futbolli luhet nga me shume se 7 milion njerez nga mosha 6 deri ne 11 vjec, duke e rradhitur ate ne sportin e dyte me popullor ne bote?

-Gjysma e nje te pestes se lendimeve ne sport, perbehet nga futbolli.

-Futbolli eshte bere pjese e lojrave olimpike qe ne vitin 1908.
-Ne 1994, SHBA-ja priti Boterorin 1994, ku Brazili mori emrin kampion. Ishte kupa e pare boterore ne Amerike.

-Brazili ka qene gjithmone pjese e kupes boterore.

-Me shume se 40 milion topa futbolli shiten ne treg cdo vit.

-Topat me te mire te futbollit behen me 1400 deri ne 2000 qepje me dore dhe duhen rreth 4 ore per tu qendisur.

-Goli i pare ne Kupen Boterore eshte shenuar nga Laurent, nje futbollist francez ne vitin 1930. Goli 100-te u shenua nga Schiavol, nje futbollist Italian ne vitin 1934. Goli i 1000-te u shenua nga Norvegjezi Rensenbrink, ne vitin 1978.

-Perimetri i nje topi te futbolli eshte 68 deri ne 71 centimetra, dhe peshon 396 deri ne 453 grame. Topat e boterorit prodhohen nga pritesit e Boterorit te atij viti, dhe u dorezohen arbitrave te ndeshjeve.

Futbolli – sic njihet pak a shume ne gjithe boten luhet ne cdo kontinent.

FIFA – Federata Boterore e Futbollit ka 204 shtete anetare.

Futbolli eshte sport me popullor se Bejzbolli, Basketbolli dhe Futbolli Amerikan te marre se bashku.

Futbolli i organizuar u lind ne Britani. Anglia dhe Skocia ishin vendet themeluese te ketij sporti te bukur.

Klubi i pare futbollistik ne bote, Sheffield Football Club, u themelua me 1857 nga Kolonel Nathaniel Cresswick dhe Major William Priest, dy oficere ushtarake angleze.

Shoqatat me te vjetra te futbollit jane:
Anglia – themeluar me 1863
Skocia – themeluar me 1873
Wellsi – themeluar me 1875
Irlanda – themeluar me 1880

Liga angleze u themelua me 1888.

Klubet e para ishin:
Accrington (Old Reds), Aston Villa, Blackburn Rovers, Bolton Wanderers, Burnley, DerbyCounty, Everton, Notts County, Preston North End, Stoke City, West Bromwich Albion, Wolverhampton Wanderers.

Goli i pare i Liges, ne histori, u shenua ne 8 shtator, 1888, nga Jack Gordon, nje lojtar i Preston North End.

Me 1880 Federata Angleze e Futbollit kishte 128 klube, duke perfshire dhe 6 nga Skocia.

Ndeshja e Pare Nderkombetare u luajt ne Glasgow, Skoci me 30 nentor 1872 ku Skocia luajti kunder Anglise. Liga Skoceze nuk ishte themeluar ende, do themelohej pas tre vjetesh. Skuadra me te cilen Anglia luajti ishte skuadra me e vjeter Skoceze, Queen’s Park, themeluar me 1863.

Lojtaret e pare profesionale ishin dy skoceze, John Love, dhe Fergus Suter, qe luajten per nje klub ne veri te Anglise te quajtur Darwen ne sezonin e 1879 dhe ishin te paret ne histori qe u paguan per talentin e tyre futbollistik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

Kuriozitete futbolli Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete futbolli   Kuriozitete futbolli Icon_minitimeMon Dec 08, 2008 3:19 pm

Kampionati Shqiptar ne vite



Shqipëria u ftua të merrte pjesë në Kupën e Botës 1934, por për shkak të vështirësive organizative nuk u realizua. Shqipëria është një nga anëtarët themelues të UEFA-s më 1954. Mori pjesë në Kupat e Evropës për herë të parë ne 1963, për edicionin e 1964.


Vende nderi të FSHF-së
-Kombëtarja
Fitues të Kupës së VIII Ballkanike (Tiranë, tetor 1946): Gara e pare internacionale e futbollit që u luajt në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Fitues të garës ndërkombëtare Rothmans Football (Valletta, Maltë Shkurt 2000)

-Klube
Partizani Tiranë, fitues të Kupës Ballkanike të Kampioneve më 1970


-Kombëtarja e të Rinjve
Shpresat “nën 23”
Vend i 3të: Kupa Ballkanike 1969 Rumani.
Vend i 3të: Kupa Ballkanike 1970 Bullgari
Vend i 2të: Kupa Ballkanike 1974 Rumani


Shpresat “nën 21”
Vend i 3të: Kupa Ballkanike 1976 Greqi
Fitues të Kupës Ballkanike 1978 (ndeshjet brenda dhe jashtë)
Fitues të Kupës Ballkanike 1981 Greqi

Arritje të tjera te Shpresës nën 21 janë kualifikimi si pjesë e 8 skuadrave më të mira të Shpresave nën 21, në Kupat e Evropës 1984 (Fitore absolute që prej 7 Dhjetorit, 1978 deri në 13 Mars, 1984 – Fitore absolute ne fushë të tyre që prej 1973 deri më 1984): Gazeta mirënjohur mujore në fushen e futbollit “World Soccer”, më Dhjetor të 1983 e shpall Shpresën Shqiptare “nën 21” si pjesë e tetë skuadrave më të mira në botë.


Shpresat “Nën 18”
Shqiptari Leonard Liti shquhet si lojtari më i mirë Kampionatit Ballkanik më 1978, Turqi.
Vend i dytë: Kupa Ballkanike 1979, Bullgari (Agim Maliqati dhe Leonard Liti të Shqipërisë zgjidhen si portieri dhe mbrojtësi më i mirë I KB)
Kualifikohen në finalet e Kupës së Evropës, 1982 Finlandë.
Vend i 3të: Kupa Ballkanike në Greqi, 1985.
Vend i 3të: Kupa Ballkanike në Turqi, 1987.
Vend i 2të: “Turneu i Adriatikut” në Itali, 1990
Vend i 2të: Kupa Ballkanike në Greqi, 1990.
Vend i 3të: Kupa Ballkanike në Turqi, 1995.


Paratërinjtë nën 17
Vend i 2të: Turneun i “Rijeka-s” në Kroaci 1996
Kualifikohen në turin e dytë të Kupës së Evropës 2002-03
Paratërinjtë nën 16
Kualifikohen në turin final Kupës së Evropës në Irlandë 1994.
Vend i 2të: Turneun “Nereo Rocco” në Itali, 1996.


Paratërinjtë nën 15
Fitues të turneut “Beatto Annibale Maria di Francia” në Itali 1996.
Vend i 3të: Kupa Ballkanike Shqipëri, 2001.


Paratërinjtë nën 14
Vend i 2të: Turneu “Primavera” në Itali, 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
Sponsored content





Kuriozitete futbolli Empty
MesazhTitulli: Re: Kuriozitete futbolli   Kuriozitete futbolli Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kuriozitete futbolli
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Futbolli i huaj & ai shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Sporti-
Kërce tek: