Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Teatri Shqiptar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
avatar

Numri i postimeve : 1007
Age : 24
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

MesazhTitulli: Teatri Shqiptar   Mon Dec 08, 2008 3:37 pm

Prania e ndertimeve te teatrove
antike monumentale arkitektonike, në qendrat ilire si Apolloni,
Butrint, Bylis (Hekal), Nikoia (Klos), Orik Foinika (Finiq), Sofratikë
(pranë Gjirokastrës), Dyrahu (Durësi), flasin për praninë e
aktiviteteve teatrore gjatë antikitetit duke patur influenca të teatrit
të antikitetit grek, me të cilin këto qendra mbajtën lidhje për shumë
kohë. Apollonia, padyshim, është një nga qendrat më me zë të kohës. Në
shkallët e teatrit zinin vend 7000 vetë. Po ne odeonin e Apollonise
zhvilloheshin shfaqje letraro-muzikore (shek. II p.e.r.).

Gjatë periudhës së mesjetës, kemi përsëri aktivitete shoqërore me natyrë teatrore të karakterit folklorik.
Drama
dhe levizja teatrore rinisi ne kuadrin e levizjes se Rilindjes
Kombetare. Më 1874 Koto Hoxhi organizoi shfaqjen e pare teatrale me
subjekt nga Dasma e Lunxherise me trupen e nxënësve te shkollës normale
“Ta Zografia” të Qesaratit. Më 1899, u dha nga një grup shkollor në
Korçë, vepra e Shekspirit, “Otello”. Në vitin 1875, Sami Frashëri
(1850-1904), botoi në turqisht dramën me subjekt shqiptar “Besa”. Kjo
vepër u botua në shqip më 1901. Pas kësaj, më 1880, Leonard de Marlino
(1830-1923), shkroi “Nata e Këshëndellave”. Më 1882, Pashk Babi shkroi
“Biri i Çifutit”, Françesk Anton Santori shkroi “Ermira”, Gjergj Fishta
“Shën Françeska e Azisit”, më 1909.

Po ne kuadrin e luftes per
pavaresi ne vitin 1902, Fan S. Noli shkroi “Izraelite dhe Filistine”,
Kristo Floqi, më 1912, shkroi “Fe e Kombësi”. Po kështu, kemi shkrime
dramaturgjike, Shtjefën Gjini, Mihal Grameno, për të ardhur tek Andon
Z. Çajupi, me “Burri i Dheut”, “14 vjeç Dhëndër”, “Pas Vdekjes”.


vitet e para të shek. XX, krijohen shoqëri apo klube, që zhvillonin
aktivitete teatrore, si Klubi “Labëria”, më 8 Shtator 1902, Klubi
“Bashkimi” në Delvinë, më 1909, Shoqëria e grave “Ylli i Mëngjesit”. Do
të vinë më vonë autore si Haki Stërmilli, më 1921, me veprat “Dashuri
dhe Besnikëri”, “Agimi i Lumnueshem”, “Dibrania e Mjerueme”; Foqion
Postoli, me “Lulja e Kujtimit”; Kristo Floqi me “Karl Topia”, etj.

Duhet
nënvizuar aktiviteti i gjeniut te skenave evropiane Aleksandër Moisiu
(1879-1935). Pavarësisht, se aktiviteti i tij teatror i përket në
pjesën më të madhe skenave gjermane, është fakt i pamohueshëm, që ai
trashëgonte nga origjina e vet shqiptare, virtutet më të mira, si forca
e temperamentit, zëri i tij i artë, inteligjenca e tij, plastika e tij
e mrekullueshme. Ndër krijimet e tij më të spikatura, janë: “Hamleti”,
kufoma e gjallë; Franc Mori tek “Cubat” e Shilerit; “Fausti” i Gëtes;
“Edipi Mbret”, etj., etj.

Në fushën e regjisë, në këto vite
spikat regjizori i parë protagonist, Sokrat Miho, i cili kishte mbaruar
Akademinë Dramatike Muzikore në Paris. Filluan aktivitetin aktore te
tille te shquar si Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Zef Jubani, Mihal Popi,
Vangjel Grabocka, Dhorka Sheri, Dhimitër Trajçe, Gaqi Vishi, etj., të
cilët më pas, do të ishin pionierët e parë të teatrove profesioniste në
Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë e gjetkë.

Gjatë viteve 1941-1945,
periudhë e Luftës II Botërore, në Shqipëri u dallua më tepër, ai që
quhej teatri partizan.. Ky lloj teatri, në fillimet e veta, pati një
natyrë improvizimi, pra, pa një tekst me bazë dramaturgjike. Më vonë,
dhe pikërisht, më 1943, në Prill, kemi melodramën “Vëllavrasja” të
Zihni Sakos dhe më vonë, “Kryengritja Shqiptare” e A. Banushit, apo
“Margarita Tutulani” e A. Çaçit.

Në qytete, në këtë kohë, kemi
aktivitete nga grupe amatore, si “Shkendija” në Tiranë, apo grupi i
Gjirokastrës, Durrësit. Episodi i anullimit të dramës “Vilhelm Tel”
përgatitur nga profesor Aleks Buda dhe skenografi te Andon Kuqalit, ku
spikatën aktorët e rinj, Naim Frashëri dhe Sandër Prosi (dy korifej te
ardheshem te teatrit) perben nje moment te rendesishem ne historine e
teatrit te asaj kohes.

Karakteristikë e kësaj periudhe, është
edhe “Teatri i burgut”, me një protagonist si Besim Levonja që më vonë,
do të bëhej shumë i njohur, me pjesët “Sabaudin Gabrani”, “Peza
Heroike”. Përfaqësues tjetër i teatrit të burgut ishte Gjikë Kuqali.

Pas
24 Maj 1944 teatri partizan mori formën e një organizimi më të plotë. U
hodhën bazat e teatrit Popullor (sot, Teatri Kombëtar. Pas çlirimit,
këto grupe të formacioneve partizane, do të shndërroheshin ne teatrot e
para profesioniste të vendit tonë, si në Tiranë, Shkodër, Korçë, Durrës
dhe më vonë, në Vlorë, Elbasan, etj.
Teatri pas luftës, ashtu si
edhe letersia, u zhvillua ne kornizen e metodes relaizmit socialist.
Megjithate u krijuan vepra me vlera te medha kombetare dhe artistike
dhe u interpretuan me mjeshteri te larte skenike Hopin më të madh e
kemi pas viteve ’60, kur mberritën nga jashtë kuadrot e parë, me të
vërtetë profesionistë, si regjizorë dhe aktorë, si: Piro Mani, Andrea
Malo, Esat Oktrova, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Zina Andri, Drita
Agolli, Pandi Stillu, Andon Pano, Misto Zito dhe aktorët: Kadri Roshi,
Lazër Filipi.
Gjatë kësaj periudhe, lindën dramaturgët e parë
profesionistë, si: Spiro Çomora, Kol Jakova, Besim Lëvonja, Sulejman
Pitarka, Dionis Bubani, Fadil Paçrami, Loni Papa, Teodor Laço, Fadil
Kraja, Ruzhdi Pulaha, Dritëro Agolli.

Hapja e shkollës së parë
për përgatitjen e aktorëve, që në fillim u quajt “Shkolla e Lartë për
Aktorë Aleksandër Moisiu” dhe më vonë, “Fakulteti Skenik pranë
Akademisë së Arteve”, hapi një epoke të re në interpretimin teatror.
Gërshetimi i eksperiencës së aktorëve me përvojë, me aktore te rinj ,
që sapo kishin mbaruar shkollën si edhe krijimi veprave (drama apo
komedi) me nivel te larte, sollen me vone dhe deri ne ditete sotme
krijimin e nje shkolle origjinale Shqiptare te interpretimi teatror qe
qendron me dinjitet ne mes te shkollave europiane te vendeve te tjera.

Gjatë
këtyre viteve, krahas dramaturgjisë kombetare e cila mori një hov
sasior dhe cilësor ku mund të përmenden: vepra si “Toka Jonë”,
“Prefekti”, “Familja e Peshkatarit”, “Cuca e Maleve”, “Shi në Plazh”,
“Karnavalet e Korçës, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Fijet e
Natës”, “Këneta”, “Shtëpia në Bulevard”, “Mbi Gërmadha”, “Fisheku në
Pajë”, “Njollat e Murrme”, “Zonja nga Qyteti” “ Fytyra e Dyte” etj u
vunë në skenë edhe kryevepra të letërsisë botërore, si “Hamleti”,
“Otello”, “Intrigë e Dashuri”, “Shumë Zhurmë për Asgjë”, “Arturo Ui”,
“Nata e 12”, “Zbutja e Kryeneces” “Revizori ”, “Martesa”, et., etj.

Ne
krijimtarine skenike nje vend te vecante ze edhe levrimi i komedise
baziuar ne humorin e holle tradicional te popullit shqiptar. Ne
periudhe e pare te hereshme te komedise dallohen vepra te mrekullueshme
edhe ne ditet tona si “14 vjec dhender “ dhe “Pas Vdekjes “ te A.Z.
Cajupit. Pas viteve 1945, krahas teatrit zhvillim te vrullshem mori
teatri varietese (i njohur si Estrada) duke krijuar trupa me karakter
rajonal dhe kombetar ne te gjitha qytetet kryesore te Shqiperise.
Pavaresisht nga tendenciozitet i theksuar klasor i varietese,
interpretimi ne humor arriti vlera te larta me aktore si Tano Banushi,
Skender Sallaku dhe deri ne dite tona me Koco Devole, Agron Llakaj, etj.

Ne
persosjen e veprave skenike shqiptare nje rol te vecante luajti edhe
skenografia duke filluar me Vangjush Mion (1891-1957) Rok Daberdakun,
Ismail Hidrin. Vitet '60 sollen edhe skenografet e pare profesionisre
si Agim Zajmi, Hysen Devoli, Shaban Hysa etj.

Vitet ’90, ndikuan
edhe në fushën e teatrit si ne në organizimin e vet, edhe në drejtim të
metodës së shkrimit të dramaturgjisë. U bene perpjekje nga autorë të
rinj per te sjelle nga dramaturgjia kontemporane botërore edhe
alternative të reja apo rryma moderne teatrale si teatri absurd.
Aktualish vihen re tendenca positive ne drejtim te reformimit
organizativ dhe artistic te teatrit qe shpesh demtojne edhe traditen.
Pavaresisht kesaj teartri tradicional klasik vazhdon te shfaqet me
sukses nga trupa e Teatrit Kombetar dhe ato trupa te reja private.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://live-laugh-love.forummotion.com
 
Teatri Shqiptar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Arti & Kultura-
Kërce tek: