Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Dasme shqiptare nga kohet e vjetra,ne ditet tona...!!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
avatar

Numri i postimeve : 1007
Age : 24
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

MesazhTitulli: Dasme shqiptare nga kohet e vjetra,ne ditet tona...!!!   Mon Dec 08, 2008 3:58 pm

Emigracioni, kushtet ekonomike, ndryshimi i rregullave të jetës nga “e
drejta” fisnore në atë individuale kanë ndikuar dhe në cermoninë
martesore, dasmën


Dikur nusja kur shkonte tek shtëpia e burrit lyente gishtat në
mjalt dhe prekte pragun e derës, por kjo tablo është harruar,
përsëritet vetëm sa herë shfaqet filmi “Përrallë nga e kaluara”.
Llokumet janë zëvedësuar me konfetat, palët e krushqëve me një dasëm
shpesh të përbashkët. Vetëm napoloni dhe shqeqeri me oriz
“hidhen”�njësoj.


Ndërsa sot dasmat bëhen nga më të ndryshme, sipas traditës së
vendit ku çifti ka kaluar pjesën më të mirë të jetës, të ndikuara nga
emigracioni, ekonomia e familjeve dhe koncepti i fisit, ka kaluar në
atë të individit.



Dasma në kishë



Ndërkohë janë bërë më se të zakonshme dasmat në kishë. Kisha
zbukurohet që në mëngjes me tufa me trëndafila dhe tyl të bardhë në
bedena, në tokë hidhen petale trëndafili. Nusja shoqrohet nga tre,
katër shoqet e saj më të ngushta të cilat i vijnë nga pas me tufat me
lule. Në fund në çdo dasëm nusja hedh në ajër tufën me lule, kush e kap
ka rradhën për t’u martuar.


Nga dasmat 1 javore, tek ato me 50 vetë



Deri në fillim të viteve 90 dasma shqiptare zgjaste një javë rresht
dhe të ftuar ishin mbi 100 vetë. Harxhe të mëdha për familjen, por që i
merrnin mbrapsht pasi të ftuarit nuk bënin dhurata, por hidhnin lekë në
tabaka, “zakon”� i stisur gjatë sistemit komunist, ardhur prej
varfërisë, por që ka mbetur dhe sot. Sot janë të rralla dasmat e tilla
të mëdha. Më e zakonshmja është ajo e tipit kur nusja dhe dhëndëri
ftojnë vetëm hallat, tezet dhe shoqërinë rreth 50, 70 veta. Shtrohet
një banket i vogël; gjatë të cilit nusja ndërron dy dhe tre fustane,
pasi sigurisht është dita e saj. Në dasmat e sotme nusja kërcen sa
mundet, ndërsa duhet të nusëronte gjithë turp, e nuk guxonte as të
buzëqeshte. "Dasma vazhdoi tri ditë e tri net. Dasmorët hëngrën e pinë
dhe për një javë nuk u doli pija". Kështu përshkruhen dasmat e
familjeve shqiptare, të cilat fillonin që të hënën në mëngjes dhe
përfundonin të hënën tjetër. Për një javë njerëzit hanin, pinin dhe
këndonin për fatin e dy të rinjve që martoheshin. Ndërsa sot ndodh e
kundërta. Mund të të lajmërojnë se marton nipin para dy ditëve të
dasmës dhe vetëm të dielën të jesh i pranishëm në koktejlin e thjeshtë,
që do të organizohet më këtë rast.


Dasma shqiptare sot


Lokali ka ngjyra jo shumë të ndezura, ku në sfond dëgjohet një
muzikë e lehtë. Kujt i pëlqen të kërcëjë, mund të ngrihet, ndërsa ata
që e kanë mendjen vetëm tek e ngrëna, vendosen para tryezës dhe i
gjejnë fundin pjatës që kanë përpara. Nusja dhe dhëndri presin tortën,
pasi kanë kërcyer vallen e njohur të çiftit, e cila ka nota të një
vallëzimi modern. Që çifti të jetë i lumtur, të gjithë të kryejnë
detyrimin e të qenit të pranishëm - kjo është dasma shqiptare mbas
“shthurjes”� së saj shekullore. Po, shqiptart nuk mund të largohen nga
e burkura dhe kujtimet, kështu që një pjesë e rëndësishme e ceremonisë
janë fotot në natyrë mes luleve. Në Tiranë çdo të djelë rruga gumëzhin
nga boriet e makinave të nuseve që shkojnë drejt Parkut Botanik për të
bërë foto, ndërsa në vendet bregdetare, ato bëhen buzë detit.


Tradita ka mbetur vetëm te vallet



Asaj që ndoshta dasmorët shqiptarë nuk i kanë shpëtuar dot, janë
vallet e traditës. Edhe çifti nuk shkon në dhomën e gjumit, nëse nuk ka
kryer ritin e valles së nuses dhe dhëndrit. Shoqërimi i çiftit që
kërcen në shoqërinë e prindërve është e vetmja traditë, e cila ka
shpëtuar e paprekur. Edhe pse lokali ku dasmat organizohen janë të
vogla, çifti, domosdoshmërisht, duhet të kërcejë hipur mbi një tryezë,
ku do të digjet edhe shamia e beqarisë. Sipas traditës, në vallen e
nuses merrnin pjesë edhe të afërm të tjerë, të cilët tashmë duken
rrallë e më rrallë në këtë valle. Kjo për faktin, se nusja dhe dhëndri
lodhen.


Legjendë gjakovare

Si u përleshën krushqit dhe nuset



Në Dushkajë të Gjakovës dasmat janë bërë madhështore deri në
marrëzi. Një legjendë ekziston nga këto anë. Ku janë Varret e Krushqve,
në një mal të Dushkajës, në mes të fshatrave: Gergoc, Maznik, e Kralan,
janë takuar në rrugë dy krushqi, nga dy dasma dhe janë vra deri në një.
Kur nuk ka mbetur asnjë i gjallë, edhe nuset zbritën nga qerret dhe
dolën në dyluftim me njëra tjetrën dhe sot është vendi i asaj
gjakderdhjeje. E gjithë kjo për çfarë? : Vetëm mos t’ia lëshojnë udhën
njëri-tjetrit, dy krushqitë, me pretekst, se udha e krushqeve, nuk
thyhet...sepse rrugët ishin të ngushta vetëm, vetëm një kahëshe. E sot,
në ato treva, kur bëhet dasma, kur takohen dy krushqi në rrugë, njëra
krushqi ndalet, ia heqin zinxhirët e qerreve të kuajve, i lëshojnë
përtokë, derisa kalon kolona e krushqëve të tjerë, derisa të ndërrohen
në rrugë, shkëmbejnë cigare, pijnë në këmbë, përshëndeten dhe ia urojnë
njëri-tjetrit martesat dhe vazhdojne udhën.

Dasma ku kërcet pushka


Deri në vitet 40 nuk kishte dasëm ku të mos kërciste pushka për
qejf. Më pas në vitet e sistemit komunist për dasmat me armë as që
bëhej fjalë, ndërsa pas vitit ‘97 ato u rishfaqën përsëri dhe sot tek
tuk kërcet ndonjë krismë në ndonjë damë fshati të humbur. Dikur poeti
Din Mehmeti kujton kam parë dasma madhështore, sa mund të qëndrojë
gjithë natën me sytë kokërr, sa sikur të vijonin ashtu, nuk e dij si
kishte për të përfunduar dasma...Nga krismat thuase deri në qiell të
muzikës në valle duet, e në grupe, nga madhështia e aktorëve popullorë
e sa nga krismat e armëve, në atë dasëm poeti u inspirua aq shumë, sa
dhe shkroi poemën "Krismë është emri im"...


Rite

Paja e nuses



Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i
njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat
shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me
punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete
nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë”� paja përbëhej nga
sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në
Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri
paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me
babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses që nga
këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e
pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në
Kosovë. Ndërsa sot mjaft që të kesh lekë dhe nusja blen gjithçka çfarë
do vetë.


Harxhet e ceremonisë



Konfeta, në varësi të luleve, bomboneve me bajame të paketuara, stringlave: 900 lekë të reja


Kollona me lule për mjediset e jashtme e të brendshme ku bëhet
ceremonia martesore, kurora lulesh, tufa të ndryshme, të gjitha të bëra
vetë, jepen me qira


Buqeta e nuses shkon 1500 lekë


Fustani i nuses kushton 50 000 lekë (me qira)


Fustanet e shoqërueseseve jo më shumë se 20 000


“Ritet e mira të martesës, që i kemi humbur”�


Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin
dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë
shqiptare qytetare. Por, në më të shumtat e rasteve doroviten para.
Ndërkohë, që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar
fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Ja çfarë shpjegon
rreth këtyre ndryshimeve në ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi:
“Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e
dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të
difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull është shtuar
përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale
ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje
kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në
Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por
sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur, por me ndikim nga
kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e
dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon
ta marrë nusen madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të
ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Simbolike sesa të
detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e t’u të dorovisin para, edhe
kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë
vulgare. Një rit tjetër interesant, por edhe human i traditës shqiptare
është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses
së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së
Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht.
Sigurisht ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend
të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për
çiftin e të sapomartuarve”.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://live-laugh-love.forummotion.com
 
Dasme shqiptare nga kohet e vjetra,ne ditet tona...!!!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Arti & Kultura-
Kërce tek: