Live Laugh Love
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Arkitektura shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

Arkitektura shqiptare Empty
MesazhTitulli: Arkitektura shqiptare   Arkitektura shqiptare Icon_minitimeMon Dec 08, 2008 3:53 pm

Trashegimia arkitektonike sa e larme per nga gjinite, po kaq e hereshme nga fillesa dhe e gjere per nga kohezgjatja, perben nje pasuri te rendesishme per historine e popullit tone.

Fillimet e arkitektures ne vendin tone i shenon banesa prehistorike (deri ne shek. X p.e.s.), e zbuluar ne Dunavec (vendbanim buze-ujor palafite) qe i takojne neolitit te mesem dhe ne Maliq qe i takojne neolitit. Banesa ndertohej mbi nje platforme druri qe mbeshtetej mbi hunj te ngulur vertikalisht ne taban. Ne Dunavec jane gjetur 87 hunj te tille te shperndare ne menyre te crregullt. Ndertimet palafite jane perdorur nga iliret per nje kohe te gjate qe perfshin dhe tere periudhen e hekurit.

Banesat prehistorike kane qene tre tipesh:
1) Banesa te futura krejtesisht ne toke, si ne Cakran–Fier;
2) Banesa gjysem nentoke, perseri ne Cakran;
3) Banese mbi toke qe eshte zakonisht nje kthineshe.

Unitet arkitektonik paraqesin dhe qendrat e fortifikuara, si ne zgjidhjen e terreneve, ashtu dhe ne zgjidhjen planimetrike. Duke ndryshuar funksionin nga strehime te nje faze para urbane, ne qendra te verteta urbane fortifikimet pesojne evolucion ne zgjidhjet dhe format arkitektonike, si dhe ne tekniken e ndertimit. Keto ndertime perbejne dhe prologun e fortifikimeve antike.


Arkitektura gjatë shek. V-I p.e.s.
Gjate kesaj peridhe Dyrrahu dhe Apollonia jetojne nje perudhe lulezimi. Arkitektura dhe Urbanistika e ketyre qyteteve jane bazuar ne arritjet e arkitektures helene, por jane te lidhura me realitetin ilir. Krahas qyteteve koloni, ne territorin e Ilirise se Jugut linden edhe nje tog qytetesh ilire si Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli, Lisi, etj. Ato u vendosen ne kodra e maja te larta dhe rrethoheshin me mure te bere me nje teknike te larte. Kjo deshmohet ne ndertimin e portave dhe te kullave mbrojtese.

Kullat e fortifikimeve antike ne vendin tone kane forme katrore, rrethore dhe patkoi. Ne format planimetrike dhe zgjedhjen e terrenit, fortifikimet kane nje fare uniformiteti si ne elementet mbrojtes: kurtinat, kullat, hyrjet, te cilat i nenshtrohen nje evolucioni te caktuar. Muratura e fortifikimeve realizohej me gure ne te thate me gure te thyer, te latuar dhe te parapregatitur.

Trajtimi urbanistik i qyteteve te rrafshet ndryshon nga ai i qyteteve ne terrene te pjerret. Nga ana tjeter, vendosja e akropolit ne ane ose ne mes krijon tipa te ndryshem urbanistike.

Gjurmet e qyteteve nga planet urbanistike, deshmojne per nje sistem te rregullt dhe te perparuar urbanistik. Ky sistem eshte karakteristik si per qendrat e krijuara rishtas si Antigonea, ashtu dhe per qendrat e themeluara prej kohesh si Apollonia dhe Oriku. Kjo dukuri deshmon per nje urbanistike mjaft te perparuar ne kohe, pasi themelimi i tyre perkon me fillimet e urbanistikes se rregullt romake.

Ndonese Buthroti e ka akropolin ne mes, vecorite e terrenit kane krijuar nje skeme tjeter. Ne hapesiren e krijuar ndermjet shkembit te thikte dhe murit rrethues zhvillohet qendra e qytetit, ndersa ne shpatet veriore dhe lindore perqendrohen banesat.

Hyrja ne qytet eshte vendosur ne nje pozicion para se ciles hapet perspektiva e qendres. Monumentet qe perbejne qendren jane shetitorja, teatri, tempujt etj.

Shkeputje te akropolit nga qyteti kane qytetet–skela si Dyrrah dhe Aulona, sa disa gjeografe dhe historiane i quanin akropolin dhe qytetin e poshtem si dy qytete te ndryshme.

Sistemi urbanistik ortogonal deshmohet ne Apolloni, Antigone dhe gjatesor ne Bylis dhe Dymal. Ne Antigone jane zbuluar 3 sektore ne te cilen rruget kryesore priten me njera tjetren me kende te drejta duke formuar parcela drejtekendeshe 50m te gjata.

Banesa e formes me te zhvilluar paraqitet ne Apolloni, si banese me peristil. Ne te si berthame qendrore sherben oborri i hapur i cili qarkohet perj nje koridori te mbuluar. Per sa i perket dekorit te brendshem, pervec gjurmeve te dyshemese me mozaik ne banesen e Apollonise, ne Dyrrah ne banesat e tjera dyshemeja shtrohet me pllaka mermeri, guri apo argjile te pjekur. Ne rrenojat e nje shtepie ne Durres u gjet ne gjendje mjaft te mire nje mozaik i shek. IV-III p.e.s. i cili eshte nje nga mozaiket me shprehes dhe artistike te botes dhe qe quhet Bukuroshja e DURRESIT e cila ruhet ne Muzeun Historik Kombetar.

Ndërtimet shoqërore jane treguesit me te rendesishem te nivelit te arkitektures se antikitetit.

Ne Apolloni, Orik, Buthrot, etj., tempujt zene pikat dhe dominuese duke luajtur rol te madh ne trajtimin urbanistik te qytetit. Por ka dhe raste kur tempujt jane jashte qyteteve qe te perdoren dhe nga popullsia fshatare.

Tempulli me i hershem eshte ai i Artemisit ne Apolloni dhe Asklepit ne Buthrot. Kemi dy tipe tempujsh: me portik me 4-6 kollona ne anet e ngushta dhe me kollona vetem ne balle (me ante).

Shëtitorët. (stoa) gjate periudhes antike qene pjese e pandare e formulimit urbanistik te qytetit. Ato shquhen per anen ndertimore dhe zgjidhjen arkitektonike dhe paraqesin galeri te mbuluara me fasade me kollona, te hapur ndaj ambjentit te jashtem ku grumbulloheshin dhe shetisnin qytetaret ne kohe te keqe ose me diell te forte, shpesh edhe per mesim. Prej shetitoreve njohim ate te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj.

Teatrot e kesaj peridhe njohim ate te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj te cilet kane te perbashket ndertimin e shkallares ne trajte gjysem-rrethi, ne shpate kodrinore te pershtatur nga natyra ose dora e njeriut. Ajo qe ndryshon midis tyre eshte madhesia qe varet nga fuqia ekonomike e qendres qytetare. Teatri me i madh eshte ai i Apollonise. Prej tij jane zbuluar si pjese te skenes, me ballin e punuar sipas stilit dorik me kolona me kalenur dhe nje friz me triglife. Ne gjendje te mire ruhet dhe teatri i Buthrotit per 1 500 spektatore dhe qe inkuadrohej mire midis shkembit te akropolit dhe murit rrethues. Me i vogli eshte teatri i Nikaes per 1000 spektatore.

Stadiumet. Gjate shek. III-II p.e.s. kultura fizike pati nje zhvillim te vecante dhe u ndertuan vepra monumentale si Stadiumi i Amantias ne shek. III p.e.s. Ky stadium ka nje forme antike tipike me nje piste 184.8 m te gjate dhe 12.25 me te gjere dhe ruhet shume mire. Ne njeren ane te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe ne anen tjeter 8 radhe te ndertuara me bloqe guresh gelqerore.


Arkitektura në shek. I-V e.s.
Ne kete periudhe vihet re se arkitektura vazhdon te ruaje tiparet e meparshme; fortifikimet behen te njejta ne tekniken e ndertimit. Por me pushtimin e Ilirise nga Roma disa qytete kthehen ne koloni si Dyrrahu, Buthroti, Bylisi, Skodra etj, ku vendosen shume veterane dhe tregtare romake.

Influenca romake ne keto qendra banimi paraqitet e kufizuar, sepse romaket gjeten nje arkitekture te perparuar bashkekohore, por teknika e ndertimit nen pushtimin romak, arriti ne nje nivel shume te larte.
Orientimi i arkitektures romake drejt asaj helene u ndie me shume gjate periudhes se mbreterimit te Augustit kur dihet qe perandori nuk e la kurre Romen ashtu sic dihet se Augusti kreu studimet e larta ne Apolloni.

Nga fillimi i shek. VI, ne periudhen e sundimit te perandorit Anastas, Dyrrahu pajiset me rrethim te trefishte, ndertohet nje hipodrom dhe persoset rrjeti i kanalizimeve. Ndonese qyteti u shkaterua nga dy termete, u rimekemb shpejt, pasi ne te ndodheshin thesaret perandorake dhe Dyrrahu qe nje qender zejtaro-tregtare e rendesishme.

Ne drejtimin urbanistik qytetet e kesaj periudhe i permbahen kryesisht skemave te trasheguara. Keshtu ne Apolloni urbanistika e qytetit percaktohet prej rrjetit te meparshem rrugor hipodamik qe nuk peson asnje ndryshim pervec se ne futjen e elementeve te rinj qe i japin nje pamje te re qendres. Ne formulimin e qendres shtohen monumente te reja si: odeoni, biblioteka, buleuterioni etj. Ne Buthrot rrjeti rrugor shkon sipas izoipseve dhe objektet jane te vendosura ne menyre te crregullt sipas terrenit, 1/4 e te cilave qene terma dhe nymfe qe i japin Buthrotit karakterin e nje kurorti bregdetar si Herkulana dhe Pompeu.

Banesat ne Buthrot jane pergjithesisht me peristil, ndersa ne Apolloni eshte zbuluar nje banese me atrium qe i perkiste shtresave te pasura dhe e zbukuruar me mozaike.

Monumenti me i madh i periudhes antike eshte amfiteatri i Dyrrahut, i ndertuar ne fillim te shek. II ne skajin perendimor te rrethimit te qytetit. Ne formen e eklipsit, ai ka permasa 150m gjatesi dhe 20m lartesi. Amfiteatri shfrytezon pjerresine e terrenit per nje faqe te shkallares. Arena ka forme eliptike, ndersa shkallarja pershkohet prej galerish te mbuluara me qemer te perforcuara me nervatura mbi 2m te gjera dhe 4m te larta.

Ne qender te qytetit te Apollonise jane gjetur monumente me vlera te vecanta si Odeoni (teater i mbuluar) dhe BULEUTERIONI ose monumenti i Agonoteteve ku mblidhej Keshilli i qytetit. Ndermjet Odeonit dhe Buleuteronit eshte gjetur edhe bazamenti i Harkut te Triumfit.

Gjurme te biblotekave jane gjetur ne Dyrrah dhe Apolloni.

Ne kete periudhe ndertimet termale gjenden ne shumice dhe kthehen ne ambjente me karakter shoqeror. Ato kane nje trajtim te rregullt arkitektonik dhe estetik,te zbukuruar me mozaike me vlera te rralla artistike, si banjat ne Apolloni, Buthrot dhe ne qebdren e Dyrrahut ku termat shquhen per nje arkitektonike te persosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

Arkitektura shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Arkitektura shqiptare   Arkitektura shqiptare Icon_minitimeMon Dec 08, 2008 3:53 pm

Ndërtimet e hershme të kultit kristian
Me
lejimin nga ana e perandorit romak Konstandin te fese krishterene
shekullin e katert AD, fillon ne Iliri ndertimi i nje sere monumentesh
kulti qe ndjekin ne vija te pergjitheshme skemat arkitekturale romake
te shekujve te fundit qe nuk mbetet prapa rajoneve fqinje si Italia dhe
Greqia. Keto ndertime u shtrine ne nje rajon te gjere duke perfshire
Ilirine nga veriu deri ne jug.

Bazilikatat ishin ndertime me
karakter shoqeror me te pershtateshme per qellime kulti per kohen.
Karakteristike e tyre eshte ndertimi me nefa ku qendrori eshte me i
madh dhe me i larte,dhe 2 absidat ne anet me te shkurtra dhe hyrja
behej nga ana me e gjate.brenda ka nje aks gjatesor dinamik qe
perputhet me drejtimin e levizjes nga perendimi ne lindje drejt altarit.

Bazilikat
ne vendin tone u mbuluan me cati me kapriata druri si influence i
lidhjeve me Romen. Me e madhja e ketij lloji ne vendin tone eshte ajo e
Butrintit ne pjesen jug-lindore te qytetit.

Ndërtimet me
planimetri qëndrore. Keto ndertime perbejne nje grup te vogel, por jo
me pak te rendesishem te ndertimeve paleokristiane. Karakteristike
eshte ndetimi rreth nje ambjenti kryesor me planimetri me simetri
qendrore rrethore, katrore, poligonale ose bashkim te tyren. Ketu aksi
vertikal mbizoteron ndaj atij gjatesor.

Baptiseri i Butrintit
perben nje nga deshmite me me vlere te arkitektures dhe artit te shek.
V-VI, rendesia e te cilit kalon kuadrin lokal, duke qene me i madhi me
planimetri qendrore ne boten mesdhetare. Dyshemeja me forme rrethore me
diameter 13.5 m eshte mbuluar me nje mozaik shumengjyresh me motive
kafshesh dhe gjeometrike te nje vlere artisitike shume te larte. Dy
rradhe kollonash graniti ngrihen mbi kete dysheme per te mbajtur
mbulesen.


Arkitektura në shek. VII-XV
Arkitektura
bizantine ne Shqiperi u ngrit mbi bazen e nje arkitekture Ilire
paraardhese e ndikua edhe nga faktore te rinj dhe te ndryshem te kohes.

Duke
zene pozite te vecante ne trevat e perandorise bizantine, ne korridorin
natyral mes lindjes dhe perendimit, territori i vendit tone sherbeu ne
periudha te caktuara si transmetues apo rrezatues i vlerave
arkitektonike drejt perendimit dhe anasjelltas. Gjate mesjetes se
hershme dhe te mesme, kemi gjini te ndryshme arkitektonike, duke
filluar nga banesat, ndertimet mbrojtese, ato te kultit si dhe
ndertimet inxhinjerike.

Shumllojshmeria e tipeve si dhe niveli i
larte ndertues, tregon se arkitektura mesjetare ne vendin tone nuk
qendron prapa asaj te vendeve fqinje me te zhvilluara dhe flet per
kontakte te vazhdueshme me keto vende, per ndikime reciproke dhe
zgjidhje arkitektonike origjinale si ne elemente te vecante ashtu dhe
ne formulimin e tipeve.

Nje zhvillim te madh pati arkitektura
gjate periudhes se konsolidimit te principatave feudale shqiptare. Nje
fenomen urbanistik me rendesi qe merr zhvillim te plote ne kete
periudhe dhe qe kishte te bente me zhvillimin e qyteteve sidomos gjate
shek. XIII-XIV, eshte lindja e varosheve ose lagjeve jashte mureve
rrethuese te quteteve. Kjo dukuri shenoi lindjen dhe zhvillimin e
qytetit te hapur.

Gjate shek. XIII-XIV, me periudhen e fuqizimit
te principatave arbereshe me qendra ne Petrele, Kruje, Gjirokaster etj,
ndertimet mbrojtese paten zhvillim te dukshem, zgjerohen dhe riparohen
ato ekzistuese, dhe ne disa raste rrethohen dhe varroshet.

Arritjet
me te shquara ne arkitekturen e kultit te krishtere i perkasin shek.
XIII-XIV. Me gjithe ndikimet nga arkitektura bizantine dhe e Europes
perendimore, ato kane disa vecori qe i dallojne nga te parat.
Fortifikimet
mesjetare mund t’i ndajme ne qytete te fortifikuara, keshtjella te
ngritura si seli e feudalit, per qellime ushtarake, si pika vrojtimi te
rrugeve, etj. Qytetet qe linden ne mesjete e kane origjinen tek
keshtjella e feudalit si p.sh. Petrela, Kruja, Gjirokastra etj. Ne disa
qytete si Shkodra dhe Kanina dallojme tre pjese te fortifikuara qe
lidhen me porta midis tyre: qytetin e poshtem, te mesem dhe keshtjellen
ku rinte paria e qytetit. Si zakonisht keshtjella qendronte ne vendin
me doniues te qytetit.

Gjate shek. XV, per shkak te luftes se
madhe shqiptaro-turke, ne mjaft krahina te Shqiperise u shkateruan
qytete dhe keshtjella si dhe vepra te ndryshme arkitektonike. Procesi i
lindjes se qytetit te jashtem u pengua seriozisht. Gjate kesaj periudhe
i kushtohet nje vemendje e vecante ndertimeve mbrojtese qe u persosen
per shkak te perparimit te mjeteve dhe menyrave te sulmit. Te kesaj
periudhe jane keshtjellat e Lezhes, Petreles, Devollit, Butrintit,
Shkodres. Durresi ne kete kohe ka qene teper i fortifikuar.

Arkitektura
e fortifikimeve e shek. XV-XIX perfaqesohet me rikonstrucksionin e
qendrave startegjike si kalaja e Elbasanit, kalaja e Prezes, kalaja e
Tepelenes dhe kalaja e Vlores si me e rendesishmja e bregdetit.

Fortifikimet
e shek. XVIII-XIX i perket periudhes se pashalleqeve te medha. Kalaja e
Shkodres ne fillim te shek. XVIII u meremetua nga Bushatllinjte dhe
kalaja e Beratit nga Ahmet Kurt Pasha. Midis gjithe sundimtareve te
pashalleqeve, u dallua per ngritje fortifikimesh Ali Pashe Tepelena.Ne
ndertimet e tij, Ali Pasha, perdori nje numer te madh arkitektesh dhe
inxhinjeresh te huaj. Vec kalave qe ndertoi jashte territorit te sotem
shqiptar si ne Janine, Preveze, Arte, Sul etj, ndertoi shume te tilla
brenda territorit te sotem shqiptar si ne Tepelene, Gjirokaster, Shen
Triadhe, Butrint, Libohove, Shen Vasi, Porto Palermo, Malloha dhe
Berat. Pjesa me e madhe e fortifikimeve ruhen ne gjendje te mire dhe
dallohen nga teknika e ndertimit me gure te latuar, nga format e
rregullta gjeometrike, kullat, frengjite per topa dhe elementet
dekorative.

Nder tiparet me karakteristike qe i dallon
fortifikimet e shek. XVIII-XIX, jane madheshtia e tyre dhe fortesia per
t’i bere balle artilerise, format e rregullta gjeometrike te
planimetrive, lartesia e barabarte e kullave dhe kurtinave dhe renia me
pjeresi e tyre ne anen e jashtme, mbisundimi i formave poligonale te
kullave, heqja dore nga perdorimi i bedenave dhe krijimi i parapeteve
me frengji. Persa i perket trajtimit te jashtem, ato jane me gure te
latuar, trajtimi monumental i portave dhe dekoret dhembeshare qe
kufizojne pjesen e siperme te kullave dhe kurtinave.

Ndërtimet e
Kultit Musliman u moren nga modelet turke duke krijuar nje fizionomi te
tyren vendase dhe me tipollogji te fiksuar. Xhamite grupoheshin ne ato
me kupole dhe ato te tipit me salle te mbuluar me cati. Keto te fundit
kane qene tipet e para menjehere pas pushtimit duke adoptuar kishat si
ne Shkoder, Kruje, Berat, Elbasan dhe Kanine. Me interes eshte teknika
e ndertimit dhe strukturave te tyre si kupolat, qemeret, harqet e
shkallezuar neper dritare, teknika e ndertimit me gure e tulla te
mureve te jashtem qe perdorej rralle ne Turqi dhe qe tregon per
influencen e stilit vendas ne keto objekte. Perdorimi i harqeve te te
mprehte ne forme fund lundre, eshte nje element formal qe me vone ne
fund te shek. XVIII, zevendesohet me harkun rrethor qe perdorej
gjeresisht ne arkitekturen popullore dhe ne ndertimet e kultit te
krishtere.

Xhamia me komplekse eshte ajo e Plumbit ne Shkoder e
ndertuar me 1773-1774 nga Mustafa Pashe Bushati. Ajo i ngjan xhamive te
Stambollit. Vellimi qendror, i mbuluar me catite e ulura trekendeshe ne
qoshe ose me kupole, prezenca e portikut, vendosja ne tre rradhe e
dritareve jane karakteristikat kryesore te kesaj xhamie. Ne anen e
jashtme nje rol te madh lozin dhe minaret.

Arkitektura e Kultit
të Krishterë trashegoi shume tipare pararendesja e saj paleokkristiane
dhe duke filluar prej pjeses se dyte shek. XVI filluan te ndertohen
kisha te vogla qe vazhdojne te ndertohen deri ne pjesen e pare te shek.
XVIII ku arrijne edhe kulmin. Arkitektura e cultit te krishtere
karakterizohet nga interpretimi i lire i tipeve dhe formave duke tregua
individualitetet dhe perpjekjet e tyre per te gjetur ekspresione te
reja arkitektonike.

Gjate shek. XVI-XIX u ndertuan nje seri
veprash te kultit te krishtere. Fillimisht ato ishin te vogla dhe me
planimetri te thjeshta. Kishat me vlera te vecanta u ndertuan ne shek.
XVIII ku spikat per vlerat e vecanta bazilika e Voskopojes.

Sipas kritereve kishat pasbizantine i ndajme:
1) Nje nefeshe
2) Me strukture ne forme kryqi me kupol
3) Bazilikat.

Kisha
e Shen Kollit ne Voskopoje eshte nje nga monumentet me me vlere qe kemi
trasheguar nga e kaluara. Muret e saj te brendeshme jane te veshura me
piktura nga kryemjeshtri i shek. XVIII David Selenica dhe vellezerit
Konstandin dhe Athanas Zografi.

Ne te gjithe kete larmi tipesh
te kishave, te perbashket kane theksimin e aksit te zgjatur horizontal,
dhe aty ku eshte i pranishem aksi vertikal. Trajtimi dekorativ
karakterizohet nga volume te mbyllura, faqe te rrafshta dhe hapesira te
pakta ndricimi.

Ne kete periudhe kemi shume manastire. Keto
ndertime formonin nje teresi arkitektonike, ku vendin qendror e zinte
kisha. Brenda nje manastiri takon ndertime me karakter te ndryshem, por
ato kane krijuar ansamble qe dallohen per nje kompaktesi
kompozicionale, ku cdo ndertese ze nje vend te caktuar ne saje te
funksionit qe permbush. Me vlera te vecanta arkitektonike dhe
ikonogtrafike jane manastiri i Ardenices dhe i Apollonise.


Zhvillimi urbanistik i qytetit mesjetar të shek. XV-XIX
Megjithese
pushtimi turk pati pasoja negative nga lufterat shekullore, qyteti
shqiptar kishte arritur nje shkalle te rendesishme zhvillimi. Ne shek.
XVII qyteti shqiptar rritet dhe forcohet ekonomikisht. Te dhenat e
udhetarit Evlia Celebia, nga pershkrimet e tij,qyteti shqiptar i kohes
kishte pesuar rritje te konsiderueshme si Berati, Gjirokastra, Elbasani
etj, qe u ruajt dhe gjate shek. XVIII-XIX duke marre fizionomine e tij
urbanistike, qe u ruajt ne tiparet themelore dhe ne shekujt pasues.
Gjate shek. XVII pazaret shndrohen ne qendra te mirefillta shkembimi
dhe prodhimi dhe qe formojne ansamble ne forme vargu ne dy rrjeshta.
Pazaret e qyteteve ne shek. XVII pajisen me kulla te larta ne te cilat
vendosen ore me kembane.

Ne shek. XVIII ne silueten e qytetit
fillon te spikase faltorja me kullen e sahatit, si nje ndertim
monumental qe se bashku me ndertime te tjera shoqerore si banjat,
medreset, etj., pasuron me shume qendren e qytetit. Por cdo lagje
kishte qendren e vet ku ndertohej xhamia me hamam dhe cezme.

Shek.
XIX shenon nje ritje te metejshme te qytetit shqiptar. Ne cdo qytet
pazari rritet si qender prodhimi dhe shkembimi. Ne urbanistiken e
qyteteve gjate ketij shekulli verehet nje ecuri e pa barabarte e cila
karakterizohet nga shkallet e ndryshme te zhvillimit ekonomik, p.sh.:
n.q.s. Elbasani, Gjirokastra, dhe Berati ne pergjithesi nuk ndryshojne
tiparet urbanistike, Shkodra njohu nje proces zgjerimi, ne zonen ku
shtrihet sot, duke iu larguar kalase e cila humb cdo funksion ne mesin
e shek. XIX. Rritje te bujshme ka dhe Korca, qender tipike
zejtaro-tregtare. N.q.s. ne Shkoder qyteti u zhvillua pa plan, ne Korce
zgjerimi i tij u be sipas nje plani, duke u shkeputur nga tradita
mesjetare.

Qyteti i vone shqiptar mori tiparet themelore
urbanistike nga gjysma e dyte e shek. XVII, duke zgjidhur ceshtjet
kryesore te tij si shtrirjen e qytetit, vendosjen e qendres se tij,
rrjetin rrugor etj. Kjo skeme u ruajt e pa prekur ne arritjet e saj
kryesore.

Qyteti mesjetar klasifikohet sipas dy kritereve:
- Qytete qe lidhen me fortifikimet, si Berati, Gjirokastra, etj.
- Qytete qe shtrihen ne terrene te rrafshet ose te pjerret si Tirana, Kavaja , Elbasani
- Qytetet me keshtjella jane dhe qytetet me te lashta, por dhe me te zhvilluarat.

Fillimisht qyteti eshte i lidhur me fortifikimin, por me vone me lindjen e varosheve, qyteti shtrihet jashte fortifikimit.

Terrenet
e aksidentuara jane dhe mbrojtje natyrale. Terreni i pjerret ka ndikuar
mjaft ne krijimin e ansambleve arkitektonike me orientim te detyruar,
ku te gjitha ndertimet i vishen faqes se kodres duke krijuar ndertime
organike dhe kompakte. Ngushtica e truallit perben nje problem ne kete
rast. Ndertimet vendosen ne forme vargu si ne lagjen Mangalem te
Beratit ose kane shtrirje me te lire si ne disa lagje te Gjirokastres.
Lidhja e persosur me terrenin, rrit monumentalitetin e ketyre
ansambleve. Banesa del drejtperdrejt ne rruge, duke marre pjese
aktivisht ne formimin e saj. Terreni ka kushtezuar ndertimin e baneses
2-3 kat, e cila per vete kompozimin vertikal dhe vendosjen ne formr
shkallesh, eshte elementi kryesor mbisundues ne krejt formulimin
arkitektonik. Ndertimet e kultit humbasin ne keto ansamble, duke u
shkrire me masen dinamike te amsamblit te banesave ne forme shkalle qe
eshte edhe elementi me i qenesishem arkitektonik i ketij kompozicioni.

Nje
karakter tjeter kane qendrat qytetare apo lagjet ne terren te rrafshet.
Ndertimet jane te rralla, me troje te medha dhe te rrethuar me mure te
larte. Banesa shume rralle merr pjese ne formulimin e rruges.
Gjelberimi i dendur shpesh mbulon banesen. Qetesia kompozicionale ketu
thyhet vetem nga ndertimet e kultit mysliman. Ato zakonisht ndertohen
ne sheshe,duke bere me te percaktueshme efektin e volumeve te tyre
dinamike.

Ne qytetin mesjetar shtresat e pasura nga ato te
varfra dalloheshin nga banesa. Banesat e te pasurve ndertoheshin ne
troje te pershtateshme, te gjera, plot drite e gjelberim, kurse
shtepite e te varferve ne troje te ngushta dhe pa shume drite. Dasite
fetare jane pasqyruar gjithashtu ne qytetin shqiptar mesjetar.
Ne
qytetet me mure mbrojtes, rruget kryesore zene fill nga hyrjet e kalase
duke u shperndare pastaj ne nje mori rrugesh dytesore qe ndiqnin ne
pergjithesi vijat e izoipseve. Por lindte nevoja dhe e rrugeve pingule
me to, te cilat realizoheshin ne formen e shkalleve. Nje vend te
rendesishem lozin dhe rruget qe lidhin qendren tregetare me zonat e
banimit si dhe rruget midis lagjeve.

Ne qytetet e rrafshet,
rruget kruesore jane vazhdim i atyre qe lidhin qytetin me qytetet e
tjera. Ne vend te rrugeve te ngushta te qyteteve shkembore, ne qytetin
e rrafshet rruget jane me te gjera, por shpesh pa krye te cilat
shtrohen me kalldrem.

Gjelberimi eshte karakteristike tjeter e
qytetit te asaj kohe. Vecanerisht ne lagjet me terren te aksidentuar,
gjelberimi ben lidhjen e ndertimeve me trojet ne menyre te netyrshme,
duke theksuar karakterin munumental te saj.

Ne gjendjen e sotme,
qytetet muze te Beratit, Gjirokastres, (te dy keto qytete mbrohen nga
UNESCO) si edhe qendrat historike te Elbasanit dhe Korces, i pergjigjen
ne kompozim urbanistik arritjeve te shek. XVIII-XIX.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

Arkitektura shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Arkitektura shqiptare   Arkitektura shqiptare Icon_minitimeMon Dec 08, 2008 3:53 pm

Banesa shqiptare
Ne
arkitekturen e ndertimeve qytetare nje vend te rendesishem ze banesa,
per vete perhapjen e gjere dhe vleren e realizimeve arkitektonike ne te
gjitha trevat e Ballkanit te banuar nga shqiptaret. Banesa pati
lulezimin e saj gjate shek. XVIII-XIX, ku ajo dallohet per nje
tipilogji te pasur dhe te kristalizuar, si dhe per arritje me vlera te
medha si ne fshat dhe ne qytet. Levizja e madhe e rilindjes kombetare
qe perkon me lindjen e marredhenieve kapitaliste, u pasqyrua ne
pasurine e madhe te vlerave arkitetktonike te baneses. Banesa qytetare
dallohet ne tipollogji nga banesa fshatare, sidomos nga ajo e
Shqiperise se veriut. Banesa qytetare ne shumicen e rasteve eshte
banese nje familiare, por rralle hasim dhe banesa per dy vellezer qe
zhvillohen ne simetri sipas nje aksi.


Banesa qytetare gjatë shek. XVI-XIX
Sipas kompozimit planimetriko-volumor.Banesa qytetare klasifikohet ne 4 grupe:
- Banesa me shtepi me vater zjarri (banesa tiranase)
- Banesa me hajat
- Banesa me cardak
- Kulla qytetare (banesa gjirokastrite)


Urbanistika dhe Arkitektura e qyteteve Shqiptare në gjysmën e parë të shek. XX
Kjo
periudhe perkon me pushtimin austro-hungarez, mbas saj me periudhen e
qeverise se Fan Nolit, vazhdon me mbreterine e Zogut dhe ne fund me
pushtimin italian. Qytetet shqiptare me fizionomi mesjetare fillojne
t’i nenshtrohen studimeve te mirefillta urbanistike te realizuara nga
arkitekte austro-hungareze te cilat tentonin t’i jepnin qyteteve
shqiptare pamjen e qyteteve europiane.

Me 1920 Tirana shpallet
kryeqytet i Shqiperise dhe qeveria e Fan Nolit vendos t’i jape qytetit
pamjen dinjitoze te nje kryeqyteti europian i cili duhet te ishte
njekohesisht dhe qender administrative. Per kete aresye projektohet per
here te pare sheshi ne qender te qytetit (sheshi Skenderbej) ku u
hodhen njollat e para te godinave qeveritare, si dhe aksi historik
Veri-Jug i bulevardit te madh, ne te cilin ben pjese ky shesh, dhe qe
ka autor ing.Eshref Frasherin, minister ne qeverine e Fan Nolit, se
bashku me dy autore te tjere; njeri italian Chiaravelli dhe tjetri
austriak Weiss.

Mbreti Zog i dha nje rendesi te madhe planeve
rregulluese te qyteteve kryesore te vendit, nje pjese e te cilave gjeti
zbatim. Me 1930 ne Tirane fillon zbatimi i bulevardit te madh i quajtur
bulevardi “Mbreti Zog” dhe ndertimi i ministrive. Gjithashtu zgjerohen
rruget kryesore te qytetit dhe percaktohet kufiri i qytetit. Me 1931
kufiri i kryeqytetit brenda shkruante nje siperfaqe prej 600 ha dhe
percaktoheshin zonat e zhvillimit ne perspektive, si p.sh. zona
industriale, e banimit, e gjelberuar, etj. Ne kete periudhe autoret e
planeve rregulluese jane arkitektet austriake, ku vecojme arkitektin
Kohler.

Ne periudhen e pushtimit nga Italia fashiste pas 1939,
arkitektet italiane rishikojne te gjitha planet rregulluese te qyteteve
kryesore ose i bejne nga fillimi. Arkitektura dhe Urbanistika ne kete
periudhe eshte racionale, pra e tipit fashist. Dallohet kompleksi i
“sepates se liktorit “ ne fund te bulevardit kryesor te Tiranes i
perbere nga Stadiumi, zyrate Fashos (tani UT) dhe dy godinat anash
bulevardit. Arkitektet italiane ku vecohet ark. Gerardo Bosio, Ivo
Lambertini dhe Ferdinando Poggio kane realizuar hartimin e planeve
rregulluese te Tiranes, Durresit, Vlores, Elbasanit, Beratit, Petreles,
Sarandes etj, ne te cilat pervec arkitektures dhe urbanistikes
racionale, respektohet psikologjia dhe tradita e shqiptarit te lidhur
me pronen private, etj. Ato e projektuan Tiranen sipas karakterit
ekstensiv me vila private, duke ruajtur zonat historike ne qender me
xhamine, teqen, kullen e sahatit, te cilat merren si pika referimi.
Planet rregulluese te qyteteve shqiptare te vitit 1942 te realizuara
nga arkitektet italiane jane marre per baze ne linjat e tyre kryesore
ne planet rregulluese mbas clirimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
Sponsored content





Arkitektura shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Arkitektura shqiptare   Arkitektura shqiptare Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arkitektura shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dasma shqiptare
» Kultura Shqiptare
» A eshte e shkruar sakt historia shqiptare?
» Dasme shqiptare nga kohet e vjetra,ne ditet tona...!!!
» Artistet shqiptare ne bote, "ne podin e nderit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Arti & Kultura-
Kërce tek: