Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ckemi non1 3! Ok, flm sh x sms, puc!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
avatar

Numri i postimeve : 1007
Age : 24
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

MesazhTitulli: Ckemi non1 3! Ok, flm sh x sms, puc!   Mon Dec 08, 2008 4:02 pm

Gjuha e shkurtuar, tekstet e mesazheve të telefonit dhe deformimi i gjuhës,
shkatërrim i shqipes, modë apo kursim parash?



Gjuhëtarët
i quajnë “vandalë” ata që po shkatërrojnë gjuhën, mosha e tretë e
kupton si mënyrë e ardhur nga kushedi se ç’planet tjetër. Ndërsa të
rinjtë e adhurojnë. Bëhet fjalë për “çatimin”, shkëmbimin e teksteve të
mesazheve, SMS. Në varësi të profesionit, çatimin me mesazhe e përdorin
gjerësisht edhe nëpunës të institucioneve të ndryshme. Më të rregulltit
nga këta çatistë janë ata që kanë numra me kontratë e që mund të
dërgojnë mesazhe pa frikën se mund t’i mbarojnë karakteret. Më të
çrregulltit janë adoleshentët dhe të rinjtë, të cilët, vetëm e vetëm
për të komunikuar me SMS po e shkatërrojnë gjuhën. Askush nga
kategoritë e sipërpërmendura, pavarësisht dëshirës për të shkruar
“mirë”, nuk i ka shpëtuar shkurtimeve... Raste të “jashtëzakonshme” të
atyre që shkruajnë mesazhe saktë, bukur dhe pa gabime janë fanatikët e
gjuhës shqipe. “Ok, flm, ?, lol, ... (tre pika), SMS, tksh, tdsh, puc,
ehe, cuq, pa merak, mir, thxs, pls, t2, psh, dmth, etj, nis, : -), :-(,
xxx”, janë disa grimca të repertorit shumë të madh të gjuhës që
përdorim për të shkruar tekstet e mesazheve në telefon.


modernët janë ata që shkruajnë shpejt brenda një kohe të shkurtër. Më
të prapambeturit janë ata që shfrytëzojnë të gjitha karakteret e
mesazhit, duke mos i ndarë fjalët me hapësira dhe duke nxjerrë nga
përdorimi shkronjën “ë”. Mund të themi me siguri se kjo shkronjë është
ndër më të papërdorshmet në tekst mesazhet. Të gjitha ato fjalë që
mbarojnë me “ë” nuk iu shkruhet germa e fundit, edhe kur shkruhet, ajo
është me “e”. Ndoshta kjo mënyrë e shkujdesur e të shkruarit, asnjë
mësuese që të lexon gabimet dhe asnjë gjuhëtar që të “paragjykon”, bën
që tekst mesazhet sipas qejfit të jenë vërtet argëtuese. Ti mund të
shpikësh fjalë, t’i përgjysmosh ato, të flasësh në zhargon, apo të
shkruash ashtu siç flet. Kjo është e bukura. Metodën e shkurtimit të
gjuhës e përdorin të gjithë, ca sepse përtojnë, ca sepse kursejnë
karaktere dhe rrjedhimisht edhe para, ca të tjerë sepse tashmë janë
mësuar të shkruajnë kështu.

Por në mesazhe përdorim edhe
shkurtimet e gjuhëve të tjera, veç sonës, anglisht, italisht,
spanjisht, frëngjisht, sipas dijeve që zotëron secili. Por jo vetëm
kaq, prirja për të shkruar sa më gjatë dhe për të thënë sa më shumë
fjalë brenda një mesazhi është e pranishme sidomos në rastet kur
sqarohemi me mesazhe telefonike. Në fakt, mesazhet e telefonit janë për
të “mbaruar” punë, për lënë takime, për të thënë që nuk po vonohem, për
të dërguar mesazhe urimi, për të thënë “të telefonoj më vonë”. Të
gjithë telefonat celularë kanë opsione tilla dhe mesazhe të gatshme për
raste të zakonshme, mënyra shprehuri që i përdorim çdo ditë. Këto
ilustrime janë si për të treguar dhe edukuar përdoruesit tekst mesazhet
duhet të jenë shkurtra, të sakta dhe pa gabime. Thjesht mënyra sqarimi.
Të rregulltit” thonë se dhe mënyra si ti shkruan mesazhe, tregon
finesë, elegancë, shfaq një pjesë personalitetit tënd, në një mënyrë
apo në një tjetër.

Në fakt, këto mendime kalojnë në trurin e
atyre që më sipër i kategorizuam në “elitë”, te të rregulltit, të
pastrit, të bukurit dhe pa gabime... Pjesa tjetër, edhe sikur të donte
të ishte më elegante, nuk do të mundej, pasi tarifat e larta të
telefonisë nuk do t’ia jepnin këtë luks. E shkruara “trashë” pa
hapësira, pa shkronjën “ë”, me shkurtime në maksimum, duke i shkruar
fjalët me rrokje, tregon kursim parash, kohe, ndoshta edhe nervash.
“Jamrrugeskurtevijneshpitebejziledhememerteflasimtalemadodalimsotmasditeaponesermjes”,
ky është një variant mesazhi pa hapësira. Një gjuhëtar me siguri do të
vinte duart në kokë. Por ka dhe një variant më të lehtë, ai me pika.
“un.skam.lek.kshu.q.m.mir.sqaroje.ti.thuaj.per.t2.q.neser.svim.flasim.kur.t.kthehet.mo.harro.naten.puc”.

Një
tjetër variant në “përmirësim” është ai pa “ë”. “mir pra dhe un i thash
q kur t shkosh ti do ti thuash emrin tim e pastaj ajo dot ket parasysh
vet”.

Shenjat e pikësimit janë edhe më të papërdorshme në
tekstet e mesazheve, megjithatë duhet thënë që përdoren në rastet
“kritike” kur duhet të tregohet një gjendje e ekzagjeruar. Tksh!!!!!!!
TDSH!!!!!! Shumë shumë shumë!!!! Pse???? Ja fut kot... Nuk e di
pse...??!! Në këto raste mund të përdoret edhe ndonjë shenjë pikësimi,
por presjet, pikëpresjet, shkronjat e mëdha në mënyrë të veçantë nuk
gjejnë aspak përdorim. Sa pak shqip, sa shumë gabime, sa pak lekë në
telefon, sa shumë mesazhe, sa pak dëshirë për të shkruar mirë, sa shumë
qejf për të folur me shkurtime... Sa keq! Kjo mënyrë na bën më tërheqës
për moshatarët, për çatuesit, por na lë prapa me gjuhën, na deformon
shqipen. Le të shpresojmë që ditë më të mira do të vijnë kur të ulen
tarifat e telefonisë. Deri atëherë: “flm sh, see you, bye, puc ;-)”...



Shkurtimet e mesazheve, kursim kohe
Sipas
gjuhëtarëve, veç anës ekonomike, është edhe shkurtimi i kohës ai që
stimulon fjalët e shkurtuara. Kjo dukuri është e njohur në të gjitha
gjuhët dhe për kohën e komunikimit modern nuk mund të shmanget. Fjalët
e mesenxherit apo mesazheve i përkasin një tjetër rrafshi ligjërimi.
Siç kemi ligjërimin e folur, të shkruar apo si dallon stili bisedor i
të folurit, ndryshe flasim në shkollë, në punë, apo në raste të tjera.
Nuk pretendojmë të shkruajmë njësoj si në punë, ashtu edhe kur
shkruajmë një SMS. “E rëndësishme është që të mos kalohet në përmasa të
mëdha, aty ku duhet të shkruajmë mirë. Shkurtimet janë ekonomike, si
për paratë, ashtu edhe për kohën, në të tilla situata fantazia për të
shkurtuar arrin kulmin”, tha gjuhëtarja Adelina Cerpja, specialiste e
Institutit të Gjuhësisë.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://live-laugh-love.forummotion.com
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
avatar

Numri i postimeve : 1007
Age : 24
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

MesazhTitulli: Re: Ckemi non1 3! Ok, flm sh x sms, puc!   Mon Dec 08, 2008 4:03 pm

mund te them se shkurtimet
perdoren dhe ne gjuhen shqipe sidomos ne te shkruar dhe ka dhe forma
nacionale dhe internacionale edhe boterore, qe njihen si shkurtime dhe
qe jane te pranueshme nga normat e drejteshkrimit. Gjeja, qe s'me
pelqen esht se 'elita' sjqiptare ose brezi i vjeter cdo gje, qe bejne
te rinje i shohin me paragjykime duke u ndjere dhe te indinjuar nga
sjelljet e adoleshenteve apo te rinjve ne pergjithesi, duke paragjykuar
dhe kritikuar edhe gjene me te vogel, qe mund tu duket gabim apo qe nuk
perputhet me menyren e mendimit apo dhe te konceptimit te gjerave sipas
logjikes se tyre.

Shkurtime ne sms mendoj se jane te
pranueshme dhe qe nuk mund te kete asnje ndikim ne menyren e te folurit
te njerezve madje as ne te shkruarin normal pasi shkurtimet perdoren ne
sms apo dhe ne leksione te gjata, qe merren duke shkruar ne
universitet, pasi nese nuk perdor shkurtime atehere ter leksioni, qe
lexohet nga pedagou/ja nuk mund te merret i sakte dhe keshtu ulet dhe
niveli i dijes, qe mund te merret nga studenti.

Personalisht s'do e shihja si dicka alarmante si mund ta shohin 'elita' e shqiperise

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://live-laugh-love.forummotion.com
Neri
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 414
Age : 24
Registration date : 26/11/2008

MesazhTitulli: Re: Ckemi non1 3! Ok, flm sh x sms, puc!   Mon Dec 08, 2008 5:24 pm

asht gja normale x rinin......pasi me sms nuk mund te shkruhen fjale te gjata shum...sa ma te shkurta aq me mir.......nuk esht alarmante pasi ne kemi institucione x mbrojtjen e gjuhes shqipe......sms jane te lira...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
avatar

Numri i postimeve : 1007
Age : 24
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

MesazhTitulli: Re: Ckemi non1 3! Ok, flm sh x sms, puc!   Mon Dec 08, 2008 5:27 pm

Neri shkruajti:
asht gja normale x rinin......pasi me sms nuk mund te shkruhen fjale te gjata shum...sa ma te shkurta aq me mir.......nuk esht alarmante pasi ne kemi institucione x mbrojtjen e gjuhes shqipe......sms jane te lira...

Je moderator. Ti duhet t'jesh shembull. Mundsisht mos perdor x nvend te per. Kjo vlen dhe per moderatoret e tjere.
Me respekt!

Sara!

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://live-laugh-love.forummotion.com
Neri
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 414
Age : 24
Registration date : 26/11/2008

MesazhTitulli: Re: Ckemi non1 3! Ok, flm sh x sms, puc!   Mon Dec 08, 2008 5:32 pm

sar...me kyt gja un shpreha mendimin tem.....qe nuk asht ndoj gja e madhe qe perdoret "x" nvend te "per" pasi gjithkush ma merr mendja se e din vendin ku perdoret njera apo tjetra.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
avatar

Numri i postimeve : 1007
Age : 24
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

MesazhTitulli: Re: Ckemi non1 3! Ok, flm sh x sms, puc!   Mon Dec 08, 2008 5:39 pm

Neri shkruajti:
sar...me kyt gja un shpreha mendimin tem.....qe nuk asht ndoj gja e madhe qe perdoret "x" nvend te "per" pasi gjithkush ma merr mendja se e din vendin ku perdoret njera apo tjetra.....


dakord,po shum njerz nuk i kuptojne dhe nuk asht shum etike...spo them per shkurtimet e zakonshme po per kto qe jan pak tpaperceptushme.
edhe un jam shum dakort me mendimin tand,thjesht sjam per tejkalimin e normave e tmases...

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://live-laugh-love.forummotion.com
Neri
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 414
Age : 24
Registration date : 26/11/2008

MesazhTitulli: Re: Ckemi non1 3! Ok, flm sh x sms, puc!   Mon Dec 08, 2008 5:50 pm

haha..ok ok
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Vilma
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 409
Age : 24
Registration date : 25/11/2008

MesazhTitulli: Re: Ckemi non1 3! Ok, flm sh x sms, puc!   Tue Dec 09, 2008 7:39 pm

edhe mu me duket gja krejt normale perdorimi i shkurtimeve dhe aspak alarmantee.....po mu nk me lejohet me i perdor:(:(hahaha

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
florida
Anetar i thjeshte
Anetar i thjeshte
avatar

Numri i postimeve : 53
Registration date : 26/11/2008

MesazhTitulli: Re: Ckemi non1 3! Ok, flm sh x sms, puc!   Mon Dec 15, 2008 11:04 pm

mu mpl ti perdor
sot koha asht flori:P
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ckemi non1 3! Ok, flm sh x sms, puc!   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ckemi non1 3! Ok, flm sh x sms, puc!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Arti & Kultura-
Kërce tek: