Live Laugh Love
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Artistet shqiptare ne bote, "ne podin e nderit"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

Artistet shqiptare ne bote, "ne podin e nderit" Empty
MesazhTitulli: Artistet shqiptare ne bote, "ne podin e nderit"   Artistet shqiptare ne bote, "ne podin e nderit" Icon_minitimeMon Dec 08, 2008 4:00 pm

Jehona
e fames se tyre ne skenat pertej Shqiperise, gjithmone eshte prezent
nder ne. Jane jo pak artiste shqiptare qe kane pushtuar skena te
rendesishme boterore, por Shqiperia rralle i sheh te ngjiten ne skenat
e saj. Disa prej tyre kane nisur te numerojne dekada qe nuk i kane
shkelur skenat ku kane lindur. Per te paren here, nje iniciative e
Ministrise se Kultures kerkon t'i riktheje ne qender te vemendjes
artistet tane, qe kane mundur ta percojne jehone e Shqiperise pertej
mureve te saj. Fondi i ekselences duket se do te nise te funksionoje
edhe ne art. Sipas drejtores se projekteve prane MTKRS-se, Suela Kusit:
"Ne po punojme per fondin e ekselences. Do te kete nje kalendar vjetor,
i cili do te perfshije emrat e artisteve shqiptare, qe jane prezent ne
skenat boterore qe te mund te jene edhe ne Shqiperi". Kontributi i tyre
jashte Shqiperise eshte i vyer, por me kete fond te ekselences, i cili
ende nuk dihet se sa do te jete, do t'u krijoje mundesine ketyre
artisteve, qe te ngjiten serish edhe ne skenat shqiptare, ne baze te
nje programi te perbashket. Jane jo vetem balerinet shqiptare ne skenat
e ekranet italiane ne shenjester te ketij fondi, Ambeta Toromani, Kledi
Kadiu a Ilir Shaqiri, por edhe me tej Angjelin Prelocaj, Inva Mula a
Eromonela Jaho, Elsa Lila apo edhe te tjere artiste shqiptare pertej
ketij vendi. Kjo eshte nje nisme, e cila pritet qe t'i parashtrohet
edhe Kryeministrit Sali Berisha, ne menyre qe te kete nje mbeshtetje
edhe me te gjere. E keshtu, pritet qe ne mars, sipas te thenave te
drejtores se projekteve prane MTKRS-se, Suela Kusit. Ndoshta pergjate
vitit 2008 do te mund te kemi rikthime te bujshme artistesh si ai i
balerinit Ilir Kerni, i cili e mbylli karrieren e tij 30 vjecare ne
skenen e Teatrit te Operas me baletin "La Sylphide" fundvitin qe shkoi.

Po
sa i takon projekteve qe afrohen cdo dite ne zyrat e Ministrise se
Kultures, per aktivitete kulturore qe kerkojne mbeshtetjen e "kupole se
kultures" c'po ndodh?!

Nje formule e re aplikohet per te paren
here kete vit. Per ata qe s'e dine, te nxitojne, pasi afati i fundit,
per te cuar nje projekt per mbeshtetje nga ministria, eshte 31 janari.
Sipas drejtores Kusi: "Kemi menduar keshtu, pasi qe ne fillim te vitit
ne te dime se kush eshte drejtuar per te kerkuar fonde ne ministri".
Cka do te krijoje edhe mundesi planifikimi per ndarjen e fondeve per
projektet qe perkojne edhe me prioritetet e Ministrise se Kultures.
Eshte Keshilli Artistik, ai qe do te jape OK per projektet dhe fondet
qe do te akordohen per secilin pre tyre. Sigurisht qe preferohen
projekte qe ministria te mos jete mbeshtetesja e tyre e vetme, apo
financuesja e plote e projektit. E pas listimit te plote te projekteve
qe do te afrohen ne ministri, do te nise faza e dyte. Ajo e plotesimit
te formulareve per aplikim dhe do te jete Keshilli Artistik i
Ministrise se Kultures, ai qe do te vendose ne baze te prioriteteve qe
ka ministria, se cili prej morise se projekteve do te mbeshtetet.
Gjithcka duke u varur direkt edhe nga mundesite qe ka ministria per t'i
financuar ato.

Deri tani, sipas Kusit, jane paraqitur shume
projekte, pasi s'ka dite qe shkon te mos trokase dikush per te sjelle
projektin e tij per te mundur te thithin sadopak fonde per aktivitetin
qe ata kerkojne te mbajne per vitin 2008.





(marrë nga gazeta "Koha Jonë")
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
 
Artistet shqiptare ne bote, "ne podin e nderit"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kultura Shqiptare
» Arkitektura shqiptare
» Dasma shqiptare
» Prejardhja e fjalës "Shqiptar" dhe kuptimi i etimologjisë.
» "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Arti & Kultura-
Kërce tek: