Live Laugh Love
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE Empty
MesazhTitulli: 10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE   10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE Icon_minitimeTue Nov 25, 2008 11:32 pm

Çdo qytet ka festat tradicionale. Vetëm se në disa raste këto janë aq të pazakonta, sa qytetet bëhen të njohura në tërë botën prej tyre. Duke filluar nga lufta me domate, lufta me portokaj, festivali i hudhrave, ja cilat janë festivalet më të çuditshme në botë. Revista elektronike për meshkujt www.askmen.com ofron një listë të dhjetë festave më të çuditshme.



Festivali i hudhrës
Gilroy, Kaliforni

Filloi falë një largpamësi, që u habit kur mësoi se një qytet francez konsiderohej kryeqyteti botëror i hudhrës. Ëndrra e tij ishte që bota të mësonte se atë titull duhet ta mbante Gilroy. Gjatë kësaj ngjarjeje gjithçka gatuhet me hudhra.

Festivali i lyerjes së lopëve
Luksemburg, Luksemburg

Çdo verë ky kryeqytet mbushet me lopë metali, druri, betoni dhe xhami, mbi të cilat shfryhen të gjithë artistët. Në mesin e tyre do të gjeni lopë me shirita zebre, alpe dhe oqeane me vorbulla.

Festivali i portokajve
Piemont, Itali, shkurt

Shekuj më parë, njerëzit e këtij qyteti u rebeluan me një kont djallëzor, që rrëmbente vajza në ditën e martesës. Atë e goditën me gurë për vdekje. Sot gurët janë zëvendësuar me portokajtë.

Festivali i ujit
Chiang Mai, Tailandë

Tajlandezët e dinë se Viti i Ri festohet kur mblidhen 100 mijë njerëz të armatosur me pistoleta uji, tullumbave të mbushura me ujë dhe spruco të ngjyrosura.

Hedhja e mbeturinave të drerit
Talkeetna, Alaskë

Kur përpara ju dalin limona, bëni limonadë. Ju para ju del jashtëqitja e drerëve, hidhjani njerëzve Kjo ndodh në këtë qytet polar. Mjeshtrit krijojnë bizhuteri nga jashtëqitjet e drerëve brilopatë, dhe në fund, ua hedhin nga balonat.

Qethja e deleve
Masterton, Zelandë e Re

Në një vend ku ka tre dele për çdo qytetar, duket të ketë patjetër ndonjë festë që ka të bëjë me leshin e tyre. Është një ngjarje që zgjat katër ditë, ku qethësit e deleve dhe punuesit e leshit konkurrojnë me njëri-tjetrin për nderin më të lavdishëm të kombit.

Festivali i çekiçëve
Porto, Portugali

Ky festival organizohet në qytetin Porto. Shenjti i të dashuruarve vëzhgon nga lart, dhe i gjithë qyteti ndriçohet e zbukurohet. Tani dalin çekiçët. Duhet të takoni një person të seksit të kundërt, dhe ta godisni në kokë me një çekiç plastik.

Festivali i bretkosës
Rayne, Luiziana

Këtu mblidhen 50 mijë njerëz të nderojnë bretkosat me gara, koncerte, festival dhe madje disa edhe i hanë.

Rrokullisja e djathit
Gloukester, Angli

Asnjë sport radikal nuk mund të quhet radikal nëse lëndimet nuk shkaktohen nga djathi. Këtu po flasim për kocka të thyera e ndrydhje muskujsh, që shkaktohen gjatë ndjekjes së një rrote djathi.

Hedhja e domateve
Buol, Spanjë

Lufta më e madhe e ushqimit tërheq me mijëra turistë në këtë qytet të vogël spanjoll, ku në ditën e fundit të festivalit të gjatë, shkarkohen kamionë të ngarkuar me qindra ton domate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
 
10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Kuriozitete-
Kërce tek: