Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 MISTERET E BOTES

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
avatar

Numri i postimeve : 1007
Age : 25
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

MesazhTitulli: MISTERET E BOTES   Tue Nov 25, 2008 11:36 pm

Revista ekonomike amerikane “Forbes”, ka hartuar listën e këtyre vendeve më misterioze. Vendi që e fiton këtë klasifikim të pazakontë është kështjella Bran, në Brasov të Rumanisë. Legjenda tregon se në këtë vend ka jetuar Vladi i përgjakshëm, që nxiti Bram Stokerin në vitet 1800 të shkruante romanin “Dracula”. Vlad ishte një princ i tmerrshëm, që i vriste armiqtë dhe tradhtarët e dyshuar të tij me mënyra pak ortodokse. Sot, kështjella është kthyer në një muze, por sipas revistës “Forbes”, kjo nuk ia ka hequr aspak kështjellës atë mister që e rrethonte prej kohësh: “Nëse ecën në dhomat e kësaj kështjelle, shkruan revista, mund të rishohësh gjyqet kundër shtrigave, ekzekutimet me prerje koke dhe varjet në litar, që Vlad urdhëroi nga këto mure”.

KULLA E LONDRËS
Në vend të dytë renditet Kulla e Londrës. E ngritur në vitin 1078 nga Vilhelm Pushtuesi, prej qindra vitesh ajo përshkruhet si një vend shpirtrash: njëra prej këtyre historive rrëfen se edhe sot natën fantazma e Anna Bolenës, gruas së dytë të Henrikut VIII që u vra brenda këtyre mureve, shëtit në dhomat e kullës me kokën e prerë në duar, në kërkim të bashkëshortit të saj tradhtar, që e vrau vetëm sepse donte të martohej me një grua tjetër. Vendi i tretë më misterioz i botës janë katakombet e Parisit: edhe ato ndodhen pranë qendrës së qytetit dhe aty ndodhen skeletet e parizienëve që kanë jetuar në shekujt e kaluar. Në shekullin e XX-të janë kthyer në muze dhe janë të shumtë vizitorët që thonë se, në disa raste kanë parë fantazma, ose kanë dëgjuar britmat e njerëzve të vdekur.

ZONA 51 NË NEVADA
Në listë vjen më pas një vend më modern, por që ruan një sharm të jashtëzakonshëm: zona 51 në Nevada. Ky territor i Shteteve të Bashkuara është një zonë “top-secret”, ku askush, përveç anëtarëve të ushtrisë amerikane nuk mund të hyjë. Sipas legjendës, pikërisht këtu qeveria amerikane ka ose ka pasur kontakte me jashtëtokësorët, që i janë mbajtur të fshehta opinionit publik për arsye të ndryshme.
Mes të tjerave, sipas një prej teorive më të famshme konspirative të ufologëve, në vitin 1947, pas shpërthimit të një rakete hapësinore të ufove në Rosëell, në Nju Meksiko, pjesët e mbetura të raketës dhe të ekuipazhit janë transportuar pikërisht në zonën 51. Në vend të pestë, mes zonave më të mistershme është Ëestchester County, në shtetin e Nju Jorkut, ku shkrimtari Ëashington Irving vendosi krijimin e tij “Legjenda e Sleepy Holloë”; thuhet se në këto territore ende endet një kavalier gjatë natës, duke kërkuar kokën e humbur në luftime. Çdo vit nga data 26 deri më 28 tetor, këtu ka një eveniment aktrimi, ku aktorët rikrijojnë sërish këtë histori të mistershme.

MONTEKRISTOJA AUSTRALIAN
I gjashti në listë është liqeni Inverness në Skoci, i njohur për praninë e përbindëshit Loch Ness. Shfaqja e parë e këtij përbindëshi daton në shekullin e 6-të para Krishtit. Por, edhe sot ka shumë turistë që tregojnë se kanë parë shenja të pranisë së tij në liqen. Klasifikimin e vendeve më misterioze e mbyll Montecristo Homestead në qytetin Junee, në Australi: sipas legjendës, në këtë vend ndodhen fantazmat e dhjetë personave që dikur jetonin e më pas vdiqën këtu. Mes tyre është dhe fantazma e vajzës së pronarit të shtëpisë, Christopher William Crawley, ajo e një kameriereje shtatzënë që u hodh nga ballkoni dhe e një kopshtari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://live-laugh-love.forummotion.com
 
MISTERET E BOTES
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Kuriozitete-
Kërce tek: