Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 TË GJITHA FOBITË E YJEVE TË HOLLIVUDIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
avatar

Numri i postimeve : 1007
Age : 25
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

MesazhTitulli: TË GJITHA FOBITË E YJEVE TË HOLLIVUDIT   Tue Nov 25, 2008 11:47 pm

Nëse Jodie Fosterin e kap frika vetëm nga ideja e hyrjes në një dyqan, Johnny Depp ka frikë nga kllounët, ndërsa Roger Moore nuk duron dot pistoletat. Dhe për një njeri që ka luajtur rolin e James, ky është vërtet një problem. Epo, le të ngushëllohemi: edhe yjet kanë fobitë dhe frikërat e tyre dhe duhet të mësohen të jetojnë me to njësoj si ne, njerëzit e zakonshëm. Kështu, nëse Jodie Fosterin e kap frika vetëm nga ideja e hyrjes në një dyqan, Johnny Depp ka frikë nga kllounët, ndërsa Roger Moore nuk duron dot pistoletat. Dhe për një njeri që ka luajtur rolin e James, ky është vërtet një problem. “Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë fobinë”, - thekson për gazetën e përditshme “Daily Express”, profesor Stephen Palmer, drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Stresit.

“Para së gjithash, ato mund të mbarten nga fëmijëria: për shembull nëse ke parë nënën tënde të frikësuar për shkak të akrepave, të bën të mendosh gjithnjë me frikë për këtë insekt. Por fobitë mund të shfaqen edhe pas një periudhe stresi apo zie, që na bëjnë të jemi më në ankth dhe siklet: zemra nis të rrahë me shpejtësi, dhe pa e kuptuar as vetë mund të përballeni me një ndjesi të fortë paniku. Ka pastaj disa lloje fobish që kanë predispozitë gjenetike, veçanërisht në raste të gjakderdhjes apo operacioneve kirurgjikale”. Lajmi i mirë është se nga frikërat gjithkush mund të shërohet. “Me anë të terapisë konjitive të sjelljes, i bind pacientët e mi se frikërat e tyre janë irracionale dhe se në atë moment janë në duar të sigurta”, - thotë profesor Palmer. “Në këtë moment i nxis të përballen me fobitë e tyre dhe t’i përballojnë me sukses ato”.

JODIE FOSTER
Aktorja ka një frikë të çmendur nga pazari: “Hyj në një dyqan dhe ndjej se fytyra më kontraktohet, më irritohet dhe menjëherë dal jashtë dhe hipi në makinë”. Sipas psikologut, kjo është një sjellje e lidhur ngushtë me natyrën publike të personit: “Një njeri i famshëm, shpesh ndjehet i brishtë në mes të shumë njerëzve dhe veçanërisht nëse vuan nga klaustrofobia, mezi pret të largohet me shpejtësi. Në këtë rast duhet të pyesësh veten nëse kjo është një frikë e pakontrolluar, apo nëse rrjedh nga fëmijëria, nga frika e të shpenzuarit tepër, apo një precedent negativ.

BILLY BOB THORNTON
Ish-bashkëshorti i Angelina Jolie ka një fobi të vërtetë ndaj mobilieve të Luigi XIV, të praruara e të zbukuruara me ar. “Kur i shoh përpara, nuk mundem të marr frymë apo të ha”. Palmer shpjegon: “Kjo duket si një fobi e çuditshme, por nuk është kështu. Të shohësh disa lloje objektesh mund të shkaktojë ankth, jo vetëm për shkak të formës, por edhe për shkak të erës së llakut, për shembull, që në fakt është e bezdisshme.

HELEN MIRREN
Mbretëresha e Hollivudit urren telefonin. “Nuk marr askënd në telefon, ai më bën nervoze. Për mua, shpikja e ndonjë makinerie që përgjigjet në vendin tonë, do të ishte fantastike”. Sipas psikologut, duhet kuptuar nëse frika ka lidhje me telefonin apo telefonatën. “Shumë njerëz mund të kenë fobi sociale dhe pastaj nuk duhet harruar se asnjëherë nuk e dimë kush na telefon, ndaj mund të kemi frikë edhe nga e panjohura. Së fundmi, është frika e marrjes së një lajmi të keq”.

OPRAH WINFREY
Prezantuesja televizive më e famshme e Amerikës ka siklet çamçakizat. “Gjyshja ime i ruante çamçakizat e përdorur, ndërsa unë nuk guxoja t’i prekja, sepse më shkaktonin siklet”. Sipas mendimit të ekspertit, kjo lloj frike ka lidhje vetëm me shijen e keqe.

JOHNNY DEPP
Pirati i Karaibeve nuk duron dot kllounët. “Ka diçka të trishtueshme dhe djallëzore te ato fytyra të pikturuara që më kujtojnë vdekjen”. Sipas psikologut, ky është thjesht një projeksion i gabuar i personit, një fantazi e tij: “Për ta superuar, duhet thjesht ta shohësh në sy kllounin për të kuptuar se ç’është, thjesht një burrë i veshur me shumë ngjyra për të bërë të qeshësh”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://live-laugh-love.forummotion.com
ola
Anetar aktiv
Anetar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 183
Registration date : 03/12/2008

MesazhTitulli: Re: TË GJITHA FOBITË E YJEVE TË HOLLIVUDIT   Thu Dec 04, 2008 7:24 pm

shum interesante kta siper!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
TË GJITHA FOBITË E YJEVE TË HOLLIVUDIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Bota Muzikore & Kinematografike-
Kërce tek: