Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 TESTO VETEN - TEORIA E EVOLUCIONIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
avatar

Numri i postimeve : 1007
Age : 25
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

MesazhTitulli: TESTO VETEN - TEORIA E EVOLUCIONIT   Wed Nov 26, 2008 12:17 am

Me i forti mbijeton...
E dime te gjithe qe ky eshte parimi mbi luften per mbijetese sipas teorise se evolucionit, i mbeshtetur dhe evidentuar mbi shembullin tipik te botes shtazore. Pra, kafshet me te fuqishme shqyejne ato me te dobeta e te pambrojtura per te perballuar nevojat e tyre dhe mbijetuar.
Do te thoni ju, c'hyjne kafshet ne temat e nje forumi? Une mendoj se ky sistem ka lidhje edhe me mbreterine njerezore, pra me ne, e jo vetem me mbreterine e kafsheve.
Psh. Ne te gjithe e dime se shtetet me te fuqishem kane sunduar ata me te vegjel e me te dobet ne drejtim te interesave te tyre. E dime nga historia se si ka vuajtur Shqiperia ket problem, ose Kosova deri me sot, apo shtete te tjere te cilet nuk jane te pakte. Pasojat...hemmm.. te pakendshme per ti permendur.
Nese shohim brenda kufijve, do te veme re se mjaft persona te veshur me pushtet e autoritet i keqperdorin keto te fundit duke mos njohur te drejtat e popullit dhe duke e kthyer ate ne prene e tyre, nje menyre kjo qe te trashin qafen e te fuqizohen. Pra, me i forti shtyp te dobetin.. Ka ndonje dallim nga kafshet?
Po te kalojme ne rangun individual, nuk do te jete e veshtire per tu kuptuar se po i njejti fenomen ndodh brenda nje rrethi shoqeror.
Ne nje grup, sado i madh apo i vogel qofte ai, gjithmone do te shfaqen individe te cilet kerkojne te dominojne apo te terheqin vemendjen e te tjereve drejt tyre. (po kur debatojme, i japim shume te drejte vetes? )
Psh. Jo rrallehere burrat (jo te gjithe) meqe zoterojne potencial fizik superior ne krahasim me femren, mund te abuzojne mbi te drejtat e saj ose te qeverisin familjen ne menyre te pabalancuar. Ose prindi (mashkull/femer) duke qene se ka ne dore "shkopin e Maliqit", mund te neperkembe lirine e femijes se vet.
Patjeter qe ne keto raste nuk mund te themi se shfaqja eshte e se njejtes shkalle me ato ato te rasteve te permendura pak me siper, por semundja ne fakt eshte po ajo, instikti eshte i njejte, vec se manifestohet ne baze te situatates qe kalohet.
Mqns jemi ne aspektin shoqeror, mund te shtojme se nje fenomen i tille mund te shfaqet edhe ne sferen virtuale.
Psh. Ne nje forum (i pacaktuar), personeli i stafit me te drejtat edhe mjetet e disponueshme mund te drejtojne ecurine e forumit ne nje menyre te cekuilibruar, duke trajtuar me mosperfillje rregulloren ose te drejtat e anetareve, apo duke vendosur nje pabarazi ndermjet anetareve, duke faforizuar njerin apo tjetrin ne drejtim te interesave te tyre.

Perfundim:
Une edhe ti jemi lindur me te njejten semundje, shtysen e brendshme per te shkelur tjetrin edhe lartesuar veten.
Ne mund te jemi ne pozita te ndryshme sot, dikush ne udheheqje politike, nje tjeter mund te jete nje prind, nje tjeter ne nje pozite profesionale apo shoqerore ku ka te tjere nen vete.
Gjithmone do e kemi kete tendence brenda vetes.... Sa perpiqemi qe ta shkulim kete te keqe te madhe?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://live-laugh-love.forummotion.com
 
TESTO VETEN - TEORIA E EVOLUCIONIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Tema Sociale-
Kërce tek: