Live Laugh Love
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Profesionet me te padurueshme ne bote...

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

Profesionet me te padurueshme ne bote... Empty
MesazhTitulli: Profesionet me te padurueshme ne bote...   Profesionet me te padurueshme ne bote... Icon_minitimeWed Nov 26, 2008 12:34 am

Janë të shumta, të mërzitshme, absurde dhe shpesh dëshpërimsjellëse

Zanatet më të padurueshme në botë

Si ankohen prerësit e kokave të peshkut, qëruesit e bizeleve, centralistët e seksit, laborantët e sëmundjeve gjenitale...

Kur mendojmë për punët e vështira, menjëherë na shkon mendja te profesione të tilla si: infermierët, muratorët dhe zjarrfikësit. Mund të hyjnë te punët e vështira, por jo tek ato të shpifurat. Punët që konsiderohen me të vërtetë konsumuese (si fizikisht, ashtu edhe mendërisht) janë të tjera. Revista angleze, "The Idler", ka realizuar një sondazh. Për dhjetë vjet rresht ka mbledhur gjithë eksperiencat më të çuditshme të punonjësve britanikë në faqen e internetit (www.idler.co.uk). Në këtë faqe janë zgjedhur 100 eksperiencat nga punët më të tmerrshme dhe kështu është krijuar një hit-parade e punëve më të lodhshme dhe më të pazakonta: duke filluar nga shitësi i siguracioneve e deri te formëdhënësi i tortave. Ja një antologji e punëve më kurioze, që shoqërohet gjithashtu me një surprizë: çmimi i madh i punës më të lodhshme i përket recepsionistit të telefonatave porno...

Pastruesi i peshkut

Zanati i pastruesit të peshkut është një punë "mizore". Për tetë orë rresht zanatçiu duhet të presë koka peshqish, "ritual" i cili shoqërohet me gjak nga të gjitha anët. Për të mos folur për aromën e pakëndshme, e cila është prezente gjatë gjithë kohës. Është një skenë horrori (prerja e kokës dhe gjaku që derdhet), që krijon një gjendje jo të mirë psikologjike.

Formëdhënësi i tortave

Tortat që blejmë në supermarket kanë një vrimë të vogël në qendër: shumë pak mund ta dinë se kjo vrimë në mes të tortës nuk bëhet nga makineritë, por nga dora e njeriut. Markus Eichhorn tregon: "Turnet ishin nga 10 orë dhe të binte shpesh që të punohej gjatë natës. Duhet të rrije në këmbë gjatë gjithë kohës për t‘ia dorëzuar tortën, e cila qëndronte në pjatë metalike, transportuesit. Tortat më kalonin para sysh çdo 43 sekonda. Ishte një tmerr që nuk kishte fund".

Kontrollues cilësie

Puna më e bezdisshme i përket kontrolluesit ushqimor në një ndërmarrje ushqimore. Të ndalemi te kontrolluesi i bizeleve: "Duhet të shikoja në një enë gjigande në të cilën gjendeshin kokrra bizelesh, për të hequr të prishurat", tregon Jeremy Ireland. Mund t‘ju duket e thjeshtë? Provoni ta bëni gjithë ditës të njëjtën gjë. "Kur mbaroja turnin dhe ngrija kokën, gjithçka rreth meje më duket sikur lëvizte, edhe pse në realitet qëndron në vend. Pas turnit prej tetë orësh çdo gjë më duket e kuqe për shkak të ngjyrës jeshile që shikoj gjatë gjithë kohës. Një tjetër rrezik është edhe dëmtimi i përkohshëm i retinës së syrit".

Ritmi muzikor

Të kthesh faqet e partiturave përbën një tjetër profesion të lodhshëm dhe të mërzitshëm. E gjithë puna është e tillë: personi që bën këtë punë duhet t‘i kthejë gjatë gjithë koncertit fletët e partiturës muzikantit (pianistit ose violinistit). Si vështirësi e këtij profesioni konsiderohet koha. Personi në fjalë duhet të ndjekë muzikën dhe të kthejë faqen në momentin e duhur, pa i prishur vijën melodike. Për këtë duhet një përgatitje e mirë, duhet të dish të lexosh partiturat dhe nuk duhet të shpërqendrohesh për asnjë moment.

Prerja e siguracionit

Punë ezauruese konsiderohet edhe bërja e siguracioneve dhe çeqeve. Kjo punë konsiston në hedhjen në kompjuter të kodeve të gjata numerike. Për një javë punonjësi në fjalë është i aftë të hedhë numrat pa e parë fare tastierën teksa flet me kolegët. Por provoni ta përsërisni këtë rit për 300, ose më shumë çeqe në ditë...

E-mailet e palexueshme

Akoma më e vështirë është të punosh në një shtëpi botuese, e cila publikon e-maile që na mbushin plot Bulk-ët ose Trash Mail-et në adresat tona. Është e kotë të thuash që truri nuk pëson tronditje të rënda duke kompozuar gjëra të kota.


Gazetashitësit

Zgjohen në pikë të mëngjesit për të na shpërndarë lajmin më të fundit. Janë gjithmonë aty, të fiksuar në një qoshk rruge, ku shpërndajnë qindra mijëra informacione të gazetave dhe revistave. Janë udhërrëfyes shumë të mirë, dinë të tregojnë se ku është stacioni më i afërt i autobusit dhe lexojnë gratis lajmin që del. Bëhet fjalë për gazetashitësit, të cilët janë të shumtë në të gjithë botën.

"E fillojnë punën që në orën 06:30 e vazhdojnë deri në 20:00, si dhe ana më e keqe është se nuk kemi asnjë ditë pushim gjatë vitit. Përveç kësaj, gazetashitësit janë të ekspozuar gjatë gjithë kohës në pluhur, në erë, në të ftohtë dhe në të nxehtë", tregon Ermanno Anselmi, ish-gazetashitës.

Por situata është më e mirë në disa "kioska" të privilegjuara, në të cilat ndodhen stereo, televizor, frigorifer, kasaforta, tualete, kondicioner, kafe etj., ku përveçse mund të informohesh, mund të kalosh edhe momente të bukura. Në dhjetë vitet e fundit është rritur shumë numri i këtyre kioskave, të cilat janë tepër funksionale. Shitja e gazetave hyn në listën e zanateve më të vështira në botë.

Terminatori i pulave

Ndër zanatet e neveritshme bën pjesë edhe inspektori i pulave. Puna konsiston në vrojtimin e qindra kafazeve me zogj, secila prej tyre me 20-30. Kjo punë, ashtu si edhe të tjerat, duhet të bëhet përditë

Pastruesi i ndërmarrjeve

Të punosh në një ndërmarrje është një problem më vete. Sidomos kur profesioni që ke konsiston në pastrimin e papastërtive të kafshëve të ndryshme të vendosura brenda saj. "Dikur ishte një llucë rreth 30 cm", tregon Philip Clarke. "Detyra ime ishte që pasi të shkrija baltën me ujë, ta pastroja gjithë dyshemenë. Ajo çka i shtohej vështirësisë së punës ishte era e tmerrshme që vinte si rezultat i të sipërpërmendurave, që me kalimin e kohës mund të krijonte probleme serioze me shëndetin".

Ekzaminime të hollësishme

Ekzistojnë punë për të cilat është e pamundur të mësohesh, si për shembull ekzaminues i spermës: edhe pse bën pjesë te profesionet shkencore. Heather Cernette ndihet në siklet kur tregon se ekzaminon rreth 400 kampione në ditë.

"Të punosh tërë ditën me ekzaminimin e spermës është me të vërtetë shumë e vështirë. Në pjesën më të madhe të rasteve era e saj më shkakton përzierje".

Telefonata "hot"

Këtë profesion vetëm po ta imagjinosh, të bën të qeshësh. Me sigurinë më të madhe personi që iu përgjigjet telefonatave seksi përbën personin që kryen edhe punën më të shpifur, kështu që mban vendin e parë në listën e punëve skandaloze. E kalon gjithë ditën duke dëgjuar dhe stimuluar fantazitë seksuale të njerëzve me anë të mijëra fjalëve ose rënkimeve. "Pas tre muajsh kisha dhimbje të tmerrshme koke, që vinte si rezultat i britmave që lëshoja vazhdimisht kur bëja sikur arrija orgazmën", tregon Sarah Janes. Por gjithçka kthehet në rutinë dhe bëhet pjesë e pandarë e jetës. Teksa la punën, e ëma i tha: "Ishe një vajzë kaq simpatike, por tani je bërë një maniake që flet vetëm për seks, vibratorë dhe masturbim".

Paga e ulët

Pothuajse të gjithë punëtorët, të cilët punojnë në këto punë që konsiderohen si të shpifura dhe shumë të vështira, kanë një pakënaqësi. Njëzëri pohojnë, pagën e ulët. Madje, pyetjes se me cilat kushte fëmija i saj/tij mund të bënte një punë si kjo, 1/3 iu përgjigjën vetëm nëse do të ketë një rrogë më të lartë; 19,2% nëse do të kishte një post drejtues dhe vetëm 3% iu përgjigjën se do t‘i lejonin fëmijët e tyre të bënin të njëjtën punë në të njëjtat kushte.




Prerësi i peshqve

Oraret: 09:00-17:00

Paga: 6,10 euro në orë

Profesion i shpifur dhe i rrezikshëm

Një punë "mizore": gjithë dita kalohet duke prerë koka peshqish dhe duke u përlyer në gjak


Kontrollues cilësie (bizele)

Orari: 04:00-12:00

Paga: 7,60 euro në orë

Profesion poshtërues, i shpifur dhe shumë i lodhshëm

Puna konsiston në heqjen e bizeleve të prishura. Shikimi i përqendruar për një kohë të gjatë mund të pasojë me probleme serioze për shikimin


Kthyesi i faqeve të partiturës

Orari: 15:00-24:00

Paga: 5 euro ora

Tepër e lodhshme

Është një punë në hije, pasi je i padukshëm. Kthen fletët e partiturës së pianistit teksa vazhdon muzika. Duhet ta dijë paraprakisht tekstin, që të mos e kthejë faqen para ose pas kohe


Kopjuesi i çeqeve

Orari: 20:00-02:00

Paga: 6,50 euro ora

E zhurmshme dhe e mërzitshme

Duhet të shkruajë shifrat e çeqeve. Është një punë shumë e lodhshme dhe ezauruese


Puna më e tmerrshme nga të gjitha? Operatori porno. Rreziku i punës? Personit në fjalë i shpifet seksi


Ekzaminuesja e spermës

Orari: 09:00-18:00

Paga: 12 euro ora

E shpifur dhe poshtëruese

Është një punë shumë e sikletshme. Aroma mund të shkaktojë përzierje të shpeshta




marre nga gazeta Shqip...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
ola
Anetar aktiv
Anetar aktiv
ola


Numri i postimeve : 183
Registration date : 03/12/2008

Profesionet me te padurueshme ne bote... Empty
MesazhTitulli: Re: Profesionet me te padurueshme ne bote...   Profesionet me te padurueshme ne bote... Icon_minitimeWed Dec 03, 2008 2:06 am

ababa.,.,ka i gjen maj kta gjana.,.,haha..,,mgjths sh mir se krijan nji ide ma tqart per profesionin qe dan me zgjedh.,.,SmileSmile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vilma
Moderator
Moderator
Vilma


Numri i postimeve : 409
Age : 30
Registration date : 25/11/2008

Profesionet me te padurueshme ne bote... Empty
MesazhTitulli: Re: Profesionet me te padurueshme ne bote...   Profesionet me te padurueshme ne bote... Icon_minitimeFri Dec 05, 2008 9:43 pm

sa mir i paske vu kta sar se nryshojn profesion ata qe kan pelqy kta profesione.....:D:Dhaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ridi
Anetar i ri
Anetar i ri
ridi


Numri i postimeve : 8
Age : 31
Location : Shkoder
Registration date : 06/12/2008

Profesionet me te padurueshme ne bote... Empty
MesazhTitulli: Re: Profesionet me te padurueshme ne bote...   Profesionet me te padurueshme ne bote... Icon_minitimeFri Jan 23, 2009 8:56 pm

ma i padurueshem asht mjeku qe merret me sherimin e te marrve Profesionet me te padurueshme ne bote... 646228
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Profesionet me te padurueshme ne bote... Empty
MesazhTitulli: Re: Profesionet me te padurueshme ne bote...   Profesionet me te padurueshme ne bote... Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Profesionet me te padurueshme ne bote...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Kuriozitete-
Kërce tek: