Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Shkodra-qyteti që flet me 21 zanore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
avatar

Numri i postimeve : 1007
Age : 24
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

MesazhTitulli: Shkodra-qyteti që flet me 21 zanore   Wed Nov 26, 2008 8:37 am

Shkodra-qyteti që flet me 21 zanore

I tanë stafi i gazetës "Shkodra",nga ata që jetojnë në këtë qytet,u mblodhën për të pa ndeshjen e boksit të Luan Krasniqit, tek lokali i ri i gazetes. Përveç klientave të zakonshëm, në dy tavolina ishin reshtue të gjithë gazetarët,analistat, humoristat dhe fotgarfistat. Në pritje të ndeshjes. Si përherë në krye, dollibash,si sfinks,qëndronte Nexho Shabani,humoristi mbarëkombtarë.Në krah të tij,si e fejueme, krekosej Paulin Selimi i vetquejtun,Selimllari. Paulini filloi nga ata batutat e vjetra, pasi të rejat nuk i fliste në sy të Nexhos, për aresye të së drejtës së autorit,p asi Nexhoja shpesh herë ja kishte kapcalue. Paulini ishte mikrofon i para, Nexhoja i mërzitur që nuk po i linte radhë Paulini, çfrye si traktori Ofer dhe filloi tue ju marrë goja:-

Cilat janë karakteristikat e qytetit tonë që e bajnë të njohun në tanë botën?

I pari u pergjegj Paulini:

-E para asht kalaja Rozafat dhe e dyta asht humori,Shkodra pa kalanë dhe humorin nuk do të ishte Shkodër.-

Pas Paulinit,e mori fjalën botuesi i gazetës:

-Shkodra ka Bushatlitë dhe Fishtën,pa vezirët Bushatli dhe pa Patër Fishën,Shkodra nuk do të ishte Shkodër.-

Si per cudi te tane kishim harrue vete mbretin e mbretneshen e Shkodres se Lashte, Teuten e Gentin.

Ma ne fund e mori fjalën mentaraku Nexho:

-Shkodra në gjuhën e saj përdor 21 zanore, mbasi çdo zanore ka tre tinguj, te gjatë, të shkurtë, hundorë etj etj.
Askush në botë nuk ka 21 zanore...as kinezët...





Kush eshte metropoli i pare shqiptar

Shpallja nga ana e Selise se Shejte,e kryeqytetit tone Tirane metropol, pra qender metropolitane,eshte pa dyshim nje evenement qe meriton vemendje. Por gjithsesi lind pyetja: kush eshte qyteti i pare metropolitan i Shqiperise, brenda kufijve te sotem politike? Pas disa kerkesave qe beme ne Arqipeshkvine e Shkodres, prane Kishes Katedrale ku ndodhen dhe arkivat e klerit katolik, mesojme se qyteti i Shkodres e ka gezuar kete privilegj nga Vatikani mbi nje shekull me pare. Shkodra eshte shpallue qytet metropol nga Selia e Shejte qe me 15 Mars te vitit 1867, pra 142 vjet perpara Tiranes, qe ne kohen e pushtimit Otoman. Pra sipas rregullave,Tiranes i bie qe te jete qyteti i dyte metropol ne Shqiperi, fill pas Shkodres

Kabil Bushati
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://live-laugh-love.forummotion.com
 
Shkodra-qyteti që flet me 21 zanore
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Arti & Kultura-
Kërce tek: