Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
avatar

Numri i postimeve : 1007
Age : 24
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

MesazhTitulli: "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria"   Wed Nov 26, 2008 8:55 am

Po nisem nga shume postime qe kam pare ketu per te hapur nje diskutim te ri. Kerkoj ndjese nese padashur fjalet e mia prekin ndonje anetar, por thjeshte dua te ngre zerin per dicka qe nuk me duket e drejte.
Por sa here qe diskutojme rreth besimeve fetare, shikoj nje shprehje qe me duket shume e pavend.

Ajo eshte marre nga poezia e te madhit Pashko Vasa "O moj Shqypni, e mjera Shqypni", pikerisht nga vargjet:

Coniu, shqyptarwe, prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!

Me vjen mire qe i kemi mesuar permendesh poezite e shkolles se mesme. Por ma do mendja se do te keni mesuar (ose te pakten duhet ta kishit mesuar) se per cdo shkrim ne letersi ka nje lexues real dhe nje lexues ideal.
Lexues ideal quhen te gjitha ata, te cileve u drejtohet drejtperdrejt autori. Dhe ata jane te limituar ne numer dhe ne kohe. Lexuesi real jane te gjithe lexuesit konkrete qe arrijna ta lexojne vepren.

Me sa kam mesuar une, dhe me sa kuptoj duke lexuar lexuesi ideal ketu jane shqiptaret e pushtuar dhe te nenshtruar. Dhe feja ishte nje taktike nenshtrimi e pushtuesve. Ne sot jemi thjeshte lexuesi real, sepse nuk na drejtohet me neve poezia dhe as mesazhi i saj.

shqiptaria dhe besimi fetar ( te pakten ai mysliman dhe kristian) jane dy gjera qe mund te jetojne ne harmoni me njera tjetren. Mund te jesh besimtar i zjarrte dhe nje shqiptar po aq i zjarrte.

Prandaj do t'iu lutem te mos e perdorni me kete pjese te marre nga poezia e Pashko Vases, duke e keq interpretuar ate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://live-laugh-love.forummotion.com
 
"Feja e shqiptarit eshte shqiptaria"
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Arti & Kultura-
Kërce tek: