pershendetje miq!
para disa kohesh ne nje bisede me disa moshataret e mi italiane,konstatova faktin qe "SHQIPONJA"simbol i flamurit tone eshte nje ide e vjedhur nga stema e perandorise romake te lindjes(BIZANTINE).Kjo per faktin e thjeshte se Shqiperia ka qene nen sundimin e perandorise romake nga vitet 229-167 p.e.s.Shperberja e perandorise romake ne 395p.e.s coi ne dorezimin e territoreve shqiptareve ne mbreterine bizantine.artikulli qe me vune ne dispozicion me irritoi kjo per faktin se une mbroje tezen qe simboli i shqiponjes ne flamurin shqiptar eshte nje ide origjinale e cuar nder shekuj.
mbi te gjitha ne nje bisede me nje shoqen time psikoterapeute,ajo me tha qe stema jone i perket edhe shqiponjes dy krenare te dinastise romanov te rusise.mu duk absurde per vete faktin se kjo steme nuk ka asgje te perbashket me lukun e shqiponjes tone.mbi te gjitha kjo dinasti hipi ne fron ne vitin 1613 me Michele 3,dhe stema e tyre i perket kesaj periudhe pak a shume.flamuri shqipetar me dy krenare eshte valvitur ne trojet tone per shume shekuj para por une po permend ngritjen e flamurit nga Gjergj Kastrioti.
nuk e di nese shqetesimi im eshte i justifikueshem,por pyetja ime eshte kjo:Eshte e vertete qe simboli i flamurit tone eshte nje kopje e flamurit romak ?