Live Laugh Love
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mjeket, a kane etike me pacientet?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

Mjeket, a kane etike me pacientet? Empty
MesazhTitulli: Mjeket, a kane etike me pacientet?   Mjeket, a kane etike me pacientet? Icon_minitimeMon Dec 08, 2008 4:08 pm

Mjekët, që mjekojnë pacientët i lendojne vazhdimisht duke u sjellur pa edukate, pa etike dhe shpesh i fyejn e ofendojne ata.
Është e tmerrshme kur dëgjon bluzat e bardha tu thonë pacientëve të vegjël me probleme mendore “budallenj” në sy të prindërve.

Këtë shqetësim e kanë vetë pacientët, por edhe institucioni i Urdhrit të Mjekut i cili thekson se bluzave të bardha u mungon krejtësisht etika e komunikimit me pacientët. Ndonse këta mjekë kanë lëndë të posaçme për etikën e komunikimit ne fakultet duket se shumë prej tyre jo vetëm që nuk e zbatojnë në praktik, por e injorojnë atë duke shkaktuar pakënaqësi dhe acarime tek pacientët.

Është një problem që e ndeshim shpesh. Bluzat e bardha duhet të jenë të kujdesshëm me mënyrën sesi duhet të sillen ndaj pacientëve. Fatkeqësisht, shumë prej tyre, janë të vrazhdë ndaj pacientëve dhe kjo sjell që, këta të fundit, të lëndohen pikërisht për faj të personelit. Ndërsa nena e një pacienti 2-vjeçar, Kledi Palit me probleme mendore pohon se ishte lënduar shumë kur një nga infermieret i kishte thënë se ishte budalla. Këto bluza të bardha kanë bërë betimin e Hipokratit, por mesa duket e kanë harruar shpejt atë. Ata duhet të kurojnë, jo vetëm me mjekim, por edhe me fjalë dhe jo të na lëndojnë më shumë për hallet që na kanë zënë, pohon nëna e pacientit.

Por disa nga bluzat e bardha nuk e kanë këtë të vetmin ofendim ndaj pacientëve pasi ata përdorin edhe shprehje të tjera te cilat tregojne nje nivel kulturor te ulet, mungese te njenjes se humanitetit, te cilen mjeket duhet ta kene me domosdo, si dhe mungese respekti e distance te pafalshme ndaj njerezve ne nevoje e te semure. Mjeku nuk kuron vetem me ilace, as me vizite mjeksore, ai eshte personi tek i cili i semuri beson, shpreson, pret dhe respekton zgjdhjet dhe trajtimin e tij. I semuri ne cdo rast nuk ka vetem nevoje per kurim fizik, por per trajtim me dinjitet njerezor, per shpjegim, per respekt, per fjale te kujdesshme, per dashuri e humanitet, per komunikim te vazhdueshem me mjekun. Nese ky komunikim eshte i tille, i semuri lehtesohet, sherohet me shpejt, ndjehet me mire.


Cfare eksperiencash keni pasur ne komunikim me mjeket?
Cila ka qene etika e tyre e sherbimit e komunikimit?
A eshte i lehte nje takim me mjekun, apo mezi prisni te mbaroje, spese ndjeheni te parespektuar dhe te neperkembur?
Mund te themi se mjeket tane nuk kane etike ne sjellje me pacientet?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
 
Mjeket, a kane etike me pacientet?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cilat jane ato gjera qe nuk kane cmim?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Tema Sociale-
Kërce tek: