Çdo qytet ka festat tradicionale. Vetëm se në disa raste këto janë aq të pazakonta, sa qytetet bëhen të njohura në tërë botën prej tyre. Duke filluar nga lufta me domate, lufta me portokaj, festivali i hudhrave, ja cilat janë festivalet më të çuditshme në botë. Revista elektronike për meshkujt
www.askmen.com ofron një listë të dhjetë festave më të çuditshme.
Festivali i hudhrës
Gilroy, Kaliforni
Filloi falë një largpamësi, që u habit kur mësoi se një qytet francez konsiderohej kryeqyteti botëror i hudhrës. Ëndrra e tij ishte që bota të mësonte se atë titull duhet ta mbante Gilroy. Gjatë kësaj ngjarjeje gjithçka gatuhet me hudhra.
Festivali i lyerjes së lopëve
Luksemburg, Luksemburg
Çdo verë ky kryeqytet mbushet me lopë metali, druri, betoni dhe xhami, mbi të cilat shfryhen të gjithë artistët. Në mesin e tyre do të gjeni lopë me shirita zebre, alpe dhe oqeane me vorbulla.
Festivali i portokajve
Piemont, Itali, shkurt
Shekuj më parë, njerëzit e këtij qyteti u rebeluan me një kont djallëzor, që rrëmbente vajza në ditën e martesës. Atë e goditën me gurë për vdekje. Sot gurët janë zëvendësuar me portokajtë.
Festivali i ujit
Chiang Mai, Tailandë
Tajlandezët e dinë se Viti i Ri festohet kur mblidhen 100 mijë njerëz të armatosur me pistoleta uji, tullumbave të mbushura me ujë dhe spruco të ngjyrosura.
Hedhja e mbeturinave të drerit
Talkeetna, Alaskë
Kur përpara ju dalin limona, bëni limonadë. Ju para ju del jashtëqitja e drerëve, hidhjani njerëzve Kjo ndodh në këtë qytet polar. Mjeshtrit krijojnë bizhuteri nga jashtëqitjet e drerëve brilopatë, dhe në fund, ua hedhin nga balonat.
Qethja e deleve
Masterton, Zelandë e Re
Në një vend ku ka tre dele për çdo qytetar, duket të ketë patjetër ndonjë festë që ka të bëjë me leshin e tyre. Është një ngjarje që zgjat katër ditë, ku qethësit e deleve dhe punuesit e leshit konkurrojnë me njëri-tjetrin për nderin më të lavdishëm të kombit.
Festivali i çekiçëve
Porto, Portugali
Ky festival organizohet në qytetin Porto. Shenjti i të dashuruarve vëzhgon nga lart, dhe i gjithë qyteti ndriçohet e zbukurohet. Tani dalin çekiçët. Duhet të takoni një person të seksit të kundërt, dhe ta godisni në kokë me një çekiç plastik.
Festivali i bretkosës
Rayne, Luiziana
Këtu mblidhen 50 mijë njerëz të nderojnë bretkosat me gara, koncerte, festival dhe madje disa edhe i hanë.
Rrokullisja e djathit
Gloukester, Angli
Asnjë sport radikal nuk mund të quhet radikal nëse lëndimet nuk shkaktohen nga djathi. Këtu po flasim për kocka të thyera e ndrydhje muskujsh, që shkaktohen gjatë ndjekjes së një rrote djathi.
Hedhja e domateve
Buol, Spanjë
Lufta më e madhe e ushqimit tërheq me mijëra turistë në këtë qytet të vogël spanjoll, ku në ditën e fundit të festivalit të gjatë, shkarkohen kamionë të ngarkuar me qindra ton domate.