Live Laugh Love
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Arti ne krize ???

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

Arti ne krize ??? Empty
MesazhTitulli: Arti ne krize ???   Arti ne krize ??? Icon_minitimeWed Nov 26, 2008 8:29 am

Jackson Pollock eshte nje nder piktoret me te medhenj te rrymes post moderne, ekspresionizmit abstrakt (abstract expressionist ). Ne pikturen me poshte, e cila titullohet "Number 18", dallohet nje stil komplet i vecante, dhe me te vertete gjenial. Personalisht perlqej shume 4 tabllote me te cilat ai paraqet te 4 stinet.

Jane edhe mjaft piktore te tjere te rrymave moderne, per te cilet ja vlen te diskutosh. Por mua me lind pyetja: A ka sot artiste te nivelit te Michelangelos, Rembrandt apo te piktoreve te tjere te periudhes se rilindjes e deri ne ate moderne?

Mora si shembull nje piktor, por do te doja te ngrija problemin ne nje shkalle me te gjere, duke perfshire artin ne teresi: A kemi te bejme me nje krize te artit ne ditet e sotme?

Mendoj se me shume se te gjithe, muzika eshte ajo qe po vuan shume nga mungesa e krijimeve brilante, atyre qe jetojne me shekuj te tere. Sot ekzistojne shume rryma te ndryshme, madje tani qe po shkruaj mund te jete duke u krijuar ndonje rryme e re muzikore. Por eshte qesharake te krahasosh muzikantet modern, me te medhenjte e muzikes klasike te disa shekujve me pare.

Sot eshte zbehur shume interesimi ndaj te gjitha formave te artit. Nuk di ta shpjegoj nese publiku eshte me pak i terhequr sepse arti po kalon nje krize, apo eshte arti qe po vuan krizen si rezultat i mosinteresimit te publikut kohet e fundit????
Po te hedhim nje veshtrim periudhes se rilindjes, aty ku arti pati nje shperthin te fuqishem, do shikojme se kishte shume pak rryma te ndryshme qe mbijetonin ne te njejten kohe, dhe per secilen periudhe ekzistonte nje artist gjenial qe kryesonte me nje avantazh te madh ndaj te tjereve. Pyes veten, nese shumellojshmeria e rrymave te sotme, dhe mungesa e "gjenive", eshte nje justifikim ndaj kesaj krize, apo ndoshta keto jane eksperimentime per te gjetur dicka qe do terheq kureshtjen e mases????

Ndoshta jane teknologjite e reja qe po terheqin me shume vemendjen e publikut, duke i argetuar ne forma nga me te ndryshmet. A eshte kjo nje forme e re arti? Fundja, arti eshte krijuar per te argetuar masen...


Ju lutem, jepni mendimet tuaja rreth kesaj ceshtjeje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
florida
Anetar i thjeshte
Anetar i thjeshte
florida


Numri i postimeve : 53
Registration date : 26/11/2008

Arti ne krize ??? Empty
MesazhTitulli: Re: Arti ne krize ???   Arti ne krize ??? Icon_minitimeMon Dec 15, 2008 11:15 pm

un them se arti fatkeqsisht po bie cdo dit e me shume ne krize
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arti ne krize ???
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» C'eshte arti?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Arti & Kultura-
Kërce tek: