-- Njeri kishte vendosur te vidhte nje dyqan, mirepo ne momentin kur hyri brenda kishte patur shume njerez aty. Prandaj priti sa te zbrazej pak dyqani, dhe qe te mos dukej i dyshimte, kishte kerkuar nje aplikim per pune, dhe po e plotesonte. Kur gjeti momentin e duhur, nxorri pistoleten dhe mori parate qe ishin ne dyqan... pas pak ditesh arrestohet nga policia, sepse ne aplikimin per pune kishte vene te dhenat e veta te verteta.
-- Nje tjeter po mundohej tu ikte policeve naten qe i ishin qepur (nuk me kujtohet se per cfare konkretisht), nderkohe qe kishte veshur atlete nga ato qe bejne drite sa here shkel ne toke
-- Ne nje pike karburanti, brenda ne dyqan, kishte nje rradhe relativisht te madhe tek rregjistri ku paguhet per ato qe blen. Kur i vjen rradha njerit, ai nxjerr pistoleten dhe i kerkon shitesit ti jape te gjitha parate qe ndodheshin ne dyqan....
sa keq qe ne rradhe, direkt pas tij kishte qene nje polic
... thjeshte fat i keq
-- Ne nje qytet ketu afer, vidhet nje shtepi ne mes te nje nate me bore, dhe kur i zoti shtepise kthehet dhe lajmeron policine, heret ne mengjes
gjurmet neper bore i dergojne direkt tek komshija
... sa pa fat qe jane keta amerikanet, jua qaj hallin
-- Ne nje tentative tjeter per te vjedhur nje dyqan, njeri nga hajdutet, pervec parave i kerkon shitesit tek regjistri edhe nje shishe me vodka, qe ndodhej pas shpines se shitesit. Mirepo shitesi i pergjigjet se nuk mund ti jepte alkol nese hajduti nuk i tregonte nje identifikim qe ishte mbi 21 vjec sepse eshte e jashteligjshme te shesesh alkol atyre qe jane nen 21 vjec... dhe hajduti nxjerr patenten e makines
... Shitesi memorizon emrin e tij, dhe te nesermen ata arrestohen menjehere