Live Laugh Love
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Live Laugh Love

Një vend ku argëtimi ka të gjitha ngjyrat e ylberit...!! Jeni të gjithë të mirëpritur...!!
 
ForumForum  Portali*Portali*  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MUZIKA POP - INDUSTRIA MUZIKORE ISHTE NERVOZE GJATË VITIT 2007

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

MUZIKA POP - INDUSTRIA MUZIKORE ISHTE NERVOZE GJATË VITIT 2007 Empty
MesazhTitulli: MUZIKA POP - INDUSTRIA MUZIKORE ISHTE NERVOZE GJATË VITIT 2007   MUZIKA POP - INDUSTRIA MUZIKORE ISHTE NERVOZE GJATË VITIT 2007 Icon_minitimeTue Nov 25, 2008 11:44 pm

Muzika pop rok ka pasur momentet e saj kryesore këtë vit, të cila mund të përmblidhen në tre gjëra: braktisjet e studiove të regjistrimit, grindje publike mes artistëve dhe menaxherëve të tyre, si dhe shkarkime falas në internet.
Industria muzikore ishte nervoze duke parë ecurinë e vitit, por më 10 tetor, u duk se shansi i mbarë u kthye. Radiohead, grupi muzikor britanik i muzikës rok, ofroi albumin e tij të ri me titull "In Rainbows" që të shkarkohej në internet me çfarëdolloj çmimi që dëgjuesi i tij mendonte se vlente. Nëse dikush e donte falas albumin, mund t’a merrte pa paguar gjë. Eksperimenti zgjati dy muaj, pa ndonjë rezultat të qartë.
Ndërsa menaxheri i Radiohead nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për numrin e shitjeve të albumit, këngëtari kryesor i grupit, Thom York thotë se të ardhurat nga shitjet dixitale ishin të konsiderueshme.
Që prej këtij eksperimenti, Radiohead ka firmosur për një album tjetër, kësaj rradhe për t’a hedhur jo vetëm në tregun virtual. Por kjo prirje gjithsesi është e qartë. Muzikantët kanë tani më shumë alternativa – dhe më shumë fuqi- se asnjëherë më parë.
Ndërsa dikur transmetimet në media, dyqanet e prodhimeve muzikore, dhe skenat e koncerteve përbënin treshen komerciale të muzikës rok, Interneti tashmë ka dalë në krye.
Në shtator të vitit 2006 , Colbie Caillat ishte një muzikante që çante si të mundte në tregun muzikor, kur një mik i saj publikoi këngën e saj ”Bubbly” në faqen e internetit My Space. Me 10 milion klikime, Colbie u bë këngëtarja nr. 1 për katër muaj në Internet. Më vonë, kur këndonte me Grupin Universal Music, Colbie do të theksonte se ishin adhuruesit e muzikës së saj, përpara se të bëhej e famshme, që nuk e kishin lejuar kompaninë të ndryshonte muzikën e saj.
Por jo gjithë viti muzikor ka qenë me tone të zymta. Reperi amerikan Konyay West shënoi shitjet më të mira në javën e promovimit të albumit të tij në shtator, duke shitur rreth 957 mijë kopje të albumit të tretë, GRADUATION. Rivali i tj në muzikë, grupi 50 Cent, pati më shumë jehonë në arenën ndërkombëtare, siç tregoi edhe vizita e tij në Kosovë.
Më 16 tetor, Madona e minoi sistemin e vjetër të prodhimeve muzikore duke nënshkruar një kontratë 10 vjeçare me kompaninë Live Nation, kontratë e cila besohet se vlen rreth 120 milion dollarë. Kjo kontratë e quajtur marrëveshje 360, përfshin jo vetëm regjistrimet e këngëve të saj, por dhe turet, koncertet, filmat dhe projektet televizive, prodhimet në DVD, si dhe marrëveshjet për të drejtat muzikore. Kontrata i dha fund marrëdhënies 25 vjeçare të Madonës me Warner Music Group, të cilëve ajo u detyrohet një tjetër album në studio si dhe një koleksion me “Hitet më të mira”.
Madona e mbyll këtë vit si e përzgjedhur për t’u vendosur Në Hollin e Famës së Rock and Rollit. Së bashku me të është edhe artisti i muzikës rok John Mellencamp; poeti dhe muzikanti kanadez Leonard Cohen, grupi britanik Dave Clark Five si dhe instrumentistët e viteve 60 të muzikës rock, The Ventures. Artistët plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në këtë ceremoni pasi kanë kaluar 25 vjet nga hedhja në treg e albumit të tyre.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Hollit të Famës do të organizohet më 10 Mars në New York. E mbyllim panoramën e muzikës rok për vitin 2007 me hitin më të njohur të grupit “The Ventures”, ”Walk, don’t run”, interpretim i vitit 1960, kur gjërat në muzikë ishin shumë më të thjeshta se sa janë sot.
(marrë nga Zëri i Amerikës)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
Sara
SUPER ADMINISTRATORE
SUPER ADMINISTRATORE
Sara


Numri i postimeve : 1007
Age : 31
Location : ..ku t'du!!! ♥
Registration date : 25/11/2008

MUZIKA POP - INDUSTRIA MUZIKORE ISHTE NERVOZE GJATË VITIT 2007 Empty
MesazhTitulli: Re: MUZIKA POP - INDUSTRIA MUZIKORE ISHTE NERVOZE GJATË VITIT 2007   MUZIKA POP - INDUSTRIA MUZIKORE ISHTE NERVOZE GJATË VITIT 2007 Icon_minitimeSun Jan 25, 2009 9:53 pm

Tema kalon ne arkiv...

MUZIKA POP - INDUSTRIA MUZIKORE ISHTE NERVOZE GJATË VITIT 2007 737250
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://live-laugh-love.forummotion.com
 
MUZIKA POP - INDUSTRIA MUZIKORE ISHTE NERVOZE GJATË VITIT 2007
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme te imagjinuara nga Kosova e vitit 2500
» Rryma muzikore e preferuar
» YJET E BOTËS MUZIKORE VDESIN TË RINJ
» Çfarë thonë shijet tona muzikore për karakterin!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Live Laugh Love :: Arkivi i Forumit-
Kërce tek: